Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

E ardhmja e Profesionit te Mesuesit
Konkluzione nga Konferenca e ETUCE, mbajtur ne Viene, me 26-27 nentor 2014

Me rritjen e teknologjisë moderne të komunikimit dhe informacionit, (ICT), dhe të internetit, mësimdhënia me anë të librave, dërrasave të zeza dhe shkumësit duket e vjetëruar. Kjo ka influencuar mënyrën si ne ‘flasim’ me familjarët dhe miqtë, mënyrën si bëjmë pazar, apo si dhe ku punojmë. Në ekonomitë tona globale, kalimi më i shpejtë dhe më eficent i shërbimeve të komunikimit u ka mundësuar njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit të lëvizin më shpejt nëpër botë. Mjetet e reja të komunikimit po ndryshojnë mënyrën sesi ne ndërveprojmë me qeveritë, ofruesit e shërbimeve dhe me njëri tjetrin. Këto ndryshime ekonomike dhe sociale kanë transformuar kërkesën për aftësitë që duhet të kenë individët në shekullin e 21-te.
Studentët dhe nxënësit sot, kontrollojnë orarin e tyre online, komunikojnë me miqtë e tyre nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale dhe u dërgojnë mesazhe me WhatsApp dhe Twitter miqve të tyre në të  gjithë botën, përpara se të vijnë në klasë. Institucionet arsimore, shkollat etj, pa teknologji moderne mediatike, konsiderohen të vjetëruara në këtë kohë dhe pyetja si do të jetë arsimi dhe profesioni i mësuesit në të ardhmen, merr një rëndësi thelbësore. Ndaj, formësimi i profesionit të mësuesit në shekullin e 21-te është një detyrë e rëndësishme e grupeve të interesit në arsim, dhe vecanrisht sindikatat e arsimit dhe stafet arsimore kanë rol të rëndësishëm në këtë fushë.
 
Kongresi i 6të i EI në Cape Town në vitin 2011 nxori në pah në Rezolutën për të Ardhmen e Profesionit të Mësuesit , se arsimi me cilësi të lartë është  një e drejtë njerzore themelore për të gjithë nxenesit e studentët, dhe ne zemer te ketij procesi qëndrojnë mesuesit.  […] Mësuesit frymëzojnë nxenesit për të përmbushur pritshmerite e tyre.  Dokumenti yne mbi Arsimin, “Ndërtimi i të Ardhmës përmes Arsimit Cilësor”  që, gjithashtu, u adoptua në lidhje me këtë rezolutë, shpjegon më tej që “arsimi është, gjithashtu, një mjet kyc për transmetimin, analizimin dhe aplikimin e njohurive dhe eksperiencës, dhe luan një rol qëndror në krijimin e njohurive të reja nëpërmjet kërkimit dhe inovacionit. Roli i tij është më i gjerë sesa roli mekanik dhe instrumental i shumë përbërësve të forcave të tregut dhe modeleve “konsumator –ofrues shërbimi”.
Në këtë kontekst,  konferenca e ETUCE miratoi në Budapest, në vitin 2012, Rezolutën e Profesionit të Mësuesit, e cila thekson nevojën për të ruajtur dhe rritur nivelin e investimeve publike në arsim në të gjita nivelet, “për të siguruar që të ketë arsim me cilësi të lartë për të gjithë, si një e drejtë njerzore dhe e mirë publike. Kjo Rezolutë, gjithashtu, u kërkon institucioneve dhe qeverive Europiane të “përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies duke zhvilluar një edukim me cilësi të lartë dhe me inovacion për mësuesin dhe duke rritur standardet e mësimdhënies, vecanërisht me anë të  zgjerimit të përdorimit pedagogjik  të ICT, me ndihmën e mësuesve të aftë dhe me eksperiencë dhe, gjithashtu, duke përfshirë mësuesit në studime kërkimore rreth cilësisë së mësimdhënies.” Për më teper, Rezoluta u kërkon autoriteteve kombëtare t’i konsiderojnë sindikatat e arsimit si partnere të barabarta në procesin e reformimit të sistemit arsimor dhe t’u sigurohet atyre një rol i vazhdueshëm dhe qëndror në vendim-marrjet kombëtare dhe Europane mbi zhvillimin e politikave arsimore në kuadër të dialogut social dhe negocimit kolektiv në nivel kombëtar dhe Europian.   
Duke u bazuar në keto katër shtylla: a) arsimimi, si e drejtë njerzore dhe e mirë publike; b) arsimimi cilësor, si celësi për krijimin e njohurive dhe risive; c) mësimdhënie cilësore të bazuar në edukim inovativ dhe me cilësi të lartë për mësuesit, përfshirë përdorimin e përmirësuar pedagogjik të ICT dhe d) sindikatat e arsimit, si partnere të barabarta në vendimmarrjen kombëtare dhe europiane mbi zhvillimin e politikave arsimore, Sekretariati i ETUCE inkurajon zhvillimin e debatit në të gjitha organizatat e saj anëtare mbi të ardhmen e profesionit të mësuesit. Synimi i debatit është përvijimi i vizionit te sindikatave të arsimit mbi të ardhmen e profesionit të mësuesit, analizimi në mënyrë kritike i sfidave dhe dobësive të këtij profesioni në të ardhmën, dhe për të identifikuar qasje potenciale konkrete për të adresuar këto pyetje me synimin për të garantuar përkthimin e suksesshëm të këtyre vizioneve në praktikë.  Cështjet specifike të mbuluara në këtë debat janë
Privatizimi i arsimit  - Financimi dhe Partneriteti Publik & Privat në Arsim,
Inovacioni në Arsim,
Pabarazia Sociale dhe Profesioni i Mësuesit


Financimi i Partneriteteve Publike dhe Private në Arsim


Pyetja e parë për debatin mbi të ardhmen e profesionit të mësimdhënies ka të bëjë me tendencën në rritje në arsim që po largohet nga financimi publik drejt partneriteve të financuara privatisht. A është në fakt e vetmja rrugë përpara për të siguruar arsimin e të nesërmes zëvendësimi i arsimit të financuar  me para publike drejt partneriteteve publike private?
Disa nga sfidat e ardhshme për profesionin e mësimdhënies që disa qeveri synojnë t’i adresojnë me anë të kësaj zhvendosjeje drejt financimit privat të arsimit janë nënvizuar në raportet e studimit të PISA 2012, (Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Studentëve) dhe PIAAC 2013 (Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Kompetencave të të Rriturve). 

          
Sfida 1: Mungesë në rritje e mësuesve dhe rënie e pëlqimit për profesionin


Bazuar në të dhëna te UNESCO-s, rezulton se mësuesit e mirë-kualifikuar janë celësi për sistemet e suksesshme të arsimit, ndersa mungesa e tyre dëmton kete proces. Raporti i PISA tregon nevojën për të rritur pëlqyeshmërinë e profesionit të mësimdhënies në të ardhmen si një hap i nevojshëm për arritjen e një klime pozitive të të nxënit për fëmijët nga të gjitha prejardhjet social-ekonomike. Zgjidhja e artë e gjithë këtyre problematikave mund te duket e thjeshtë. Rritja e pagave të stafit arsimor për ta bërë këtë profesion më tërheqës dhe për të mbajtur më shumë mësues, eshte nje zgjidhje qe mund t’u ngrohë zemrat disa sindikalistëve ndërsa punëdhënësit e arsimit mbajnë frymën dhe pregatiten për kundër argumenta te tjera. Raporti i PISA shpjegon se paga e mirë per mësuesit është vetëm një anë e ekuacionit dhe që pagat më të larta, me të vërtetë, mund të ndihmojnë sistemin e shkollave të tërheqin kandidatët më të mirë në profesionin e mësimdhënies. Gjithashtu praktika të tjera mund të detyrojnë ngritjen e politikave për të përmirësuar cilësinë e stafit arsimor duke u shtuar kërkesave për marrjen e një license për mësimdhënie, duke ofruar nxitje  për studentët me rezultate të larta që të hyjnë në këtë profesion, ose duke ofruar nxitje për mësuesit për t’u angazhuar në programe të vazhdueshme të zhvillimit professional. Në tërësi, është e qartë që mund të bëhen kërkesa shtesë për mësuesit për të arritur një shkallë niveli aftësish digjitale dhe për të kryer më shumë detyra sesa bëjnë për momentin.  


Sfida 2: Alokimi i drejtë i burimeve


10 Mesazhet e saj Kyce “Cfarë duhet për arsimin cilësor në Europe” ETUCE pretendon: “Alokimi optimal i burimeve si një investim për të ardhmen e Europës është në interes të ekonomisë dhe shoqërisë në Europe” dhe ndaj kërkon që cdo fëmije, pavarësisht prindërve, pasurisë apo prejardhjes, t’i ofrohet mundesia per arsim me cilësi të lartë. Drejtësia në alokimin e burimeve nuk është e rëndësishme vetëm për barazinë në arsim, por, gjithashtu, ka të bëjë me ecurinë e sistemit arsimor si i tërë.   Raporti i Eurydice Financimi i Arsimit në Europe 2000-2012: Ndikimi i krizës ekonomike  (2013) tregon se gjatë periudhës 2000 dhe 2009 shpenzimet për mbështetje financiare për studentët janë rritur gradualisht, “megjithatë nga viti 2010 e në vazhdim, skemat mbështetëse për nxënësit dhe studentët janë kufizuar mjaft në buxhetet e arsimit ”. Analizat e PISA tregojnë që pabarazia midis studentëve që kanë ndjekur arsimin parashkollor dhe ata që nuk e kanë ndjekur kete nivel arsimi zgjerohet me kalimin e kohës. Është interesante të shihet se, sistemet arsimore me performancë të lartë kanë tendencë t’i alokojne burimet në mënyrë më të barabartë midis shkollave më të avantazhuara dhe atyre të disavantazhuara nga ana social-ekonomike.  Pyetja që shtohet këtu ka të bëjë me ndikimin e privatizimit të arsimit dhe shpërndarjen e drejtë të burimeve. Nëse hendeku midis nxënësve dhe studentëve të avantazhuar dhe të disavantazhuar nga ana social-ekonomike po zgjerohet, a është zgjidhja tek financimi i arsimit publik apo mundet privatizimi dhe komercializimi i mjeteve dhe materialeve arsimore të ulë kostot për ta bërë arsimin të aksesueshëm për të gjithë?


Sfida 3: Globalizimi – Përshtatja me një mjedis pune që ndryshon me shpejtësi

Inovacioni dhe teknologjia janë faktorët që drejtojnë globalizimin e tregjeve sepse ata rrisin shtrirjen dhe shpejtësinë e komunikimit dhe ndihmojnë në uljen e kostove të prodhimit. Sic vëren dhe OECD , “globalizimi ka patur një ndikim të madh në mundësitë e punësimit dhe në kërkesën për aftësi në tregjet lokale të punës. Në bilanc, tregtia mund të luajë një rol të rëndësishëm në krijimin e punëve më të mira, rritjen e pagave si në vendet e pasura dhe në ata të varfra, dhe përmirësimin e kushteve të punës”. Megjithatë, globalizimi gjithashtu con në transferimin e sherbimeve dytesore jashte sistemit. Punët që kërkojnë aftësi të ulta gjithnjë ë më shumë po zhvendosen nga vendet me pagë të lartë/ kosto të lartë në vende me page të ulët/kosto të ulta në vendet më pak të zhvilluara. Presioni i konkurencës dhe ndryshimi teknologjik do të thotë që vendi i punës në këto kohë moderne po ndryshon me shpejtësi.  Puna rregullisht riorganizohet ose për të mbështetur hyrjen e teknologjisë ose për të ulur kostot ose për të përmirësuar produktivitetin. Ristrukturimi i punës kontribuon në një ndryshim të kërkesës për aftësi. Ndaj profesionit të mësimdhënies i nevojitet të pregatisë nxënësit dhe studentët për këtë mjedis pune që po ndryshon gjithnjë e më me shumë shpejtësi për t’u mundësuar atyre të përshtaten me shpejtësi me këto struktura të reja dhe të zhvillojnë shpejt aftësi të reja dhe të mbajnë aftësitë e kërkuara. Kjo detyron një lidhje më të ngushtë midis botës së arsimit dhe punësimit, midis universiteteve dhe biznesit, arsimit dhe trainimit profesional  dhe kompanive por gjithashtu kerkon adresimin e papunësisë së të rinjëve dhe, në vecanti, përballimin e sfidave që kanë lidhje me kalimin nga shkolla ne punë.

Sfida  4: Ndikimi i krizës ekonomike dhe i masave shtrënguese


Vala e krizës ekonomike të vitit 2008 preku direct ose indirect pothuaj te gjithe vendet e botës, duke goditur ashpër vecanërisht disa shtete Europiane. Për arsye se financat publike në Europe janë nën një presion të jashtëzakonshëm, qeveritë po kërkojnë mënyra për të ulur deficitet buxhetore dhe për të menaxhuar borxhin public pa kufizuar rritjen e qëndrueshme. Po t’i referohemi raportit “ Arsimimi dhe Trainimi në Europe 2020: Përgjigjet nga Shtetet Anëtare të BE-së  (2013), publikuar ne Eurydice, na mundesohet per t’u njohur me përpjekejet e bëra nga shtetet anëtare të BE-së për të përmbushur objektivat e Europë 2020 në fushën e arsimit dhe trainimit. Megjithatë sektori i arsimit nuk është imun ndaj masave shtrënguese, vecanërisht në vende ku nevoja për konsolidim fiskal afat shkurtër është e madhe. Sic raporton Eurydice mbi Financimin e Arsimit në Europe 2000 – 2012 rezulton senë 2011 dhe/ose 2012, janë bërë shkurtime në buxhetett e arsimit në njëzet shtete/rajone në Europë. Vec kësaj, kriza ekonomike është parë si një nga arsyet kryesore për bashkimin dhe mbylljen e institucioneve të arsimit. Cereku i vendeve te BE kanë shkurtuar ose shtyrë rinovimet dhe kanë ulur shpenzimet për mirëmbajtje në ndërtesat arsimore si pasojë e krizës, dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, financimi i ICT gjithashtu është ndikuar nga shkurtimet në shpenzimet për arsimin.
Rezolutën mbi Krizën Financiare dhe Ekonomike, e miratuar nga Konferenca e ETUCE  në Budapest në vitin 2012, organizatat anëtare të ETUCE ripohuan që kjo krizë e ka origjinën fillimisht te sektori privat, dhe është e pamoralshme dhe aspak efikase të kërkohen zgjidhje që nënkuptojnë shkurtimin e investimeve në shërbimet dhe infrastrukturën publike. Rezoluta kundërshton hapur masat shtrënguese si një rrugë që nuk ka shanse për sukses për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe progress shoqeror në Europë, nese barra dhe pasojat e krizes do te pakesojne fondet publike per financimin e arsimit dhe kualifikimin e mesuesve. ETUCE, bazuar ne Rezolutën e EI “Sindikatat kundër politikave neoliberale dhe planeve shtrënguese në Europë,mbështet kerkesat dhe objektivat per akses të barabartë në të gjitha nivelet e arsimit publik pa pagesë, per forcimin e strukturave kombëtare të dialogut social, per të drejtat sindikale, kohezionin social, dhe solidaritetin midis brezave.
Megjithatë, duket se, me politikat shtrënguese të përcaktuara nga ideologjitë politike dhe tendencat neoliberale, arsimi publik (pa pagesë dhe i aksesueshëm për të gjithë) dhe si rrjedhim dhe profesioni i mësimdhënies, vihen nen presion per t’I hapur rrugë në të ardhmen rritjes së privatizimit të shërbimeve fitimprurëse të arsimit. Bie në sy për më tepër se, qeveritë europiane përgjithëisisht e konsiderojnë financimin publik të arsimit dhe fondet europiane për infrastrukturën arsimore, per personelin e arsimit dhe trainimin e vazhdueshem te mesuesve, jo si një mjet për të dalë nga kriza dhe si një investim për të ardhmen e Europës, por si një barrë finanaciare. 
 Sfidat që qendrojne përpara sistemevearsimore në të ardhshmen në Evropë, u trajtuan gjeresisht ne Konference nga z. John Mac Beath, profesor i merituar në Fakultetin e Edukimit, Universiteti Cambridge, Britani e Madhe, ne referatin e pergatitur posacerisht  me teme: “ E ardhmja e profesionit te mësimdhënies”.
Konferenca priti me interesim te vecante diskutimin e z. Xavier Prats-Monné, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Arsimit të Përgjithshëm dhe Kulturës ne Komisionin Europian, i cili shfaqi interesimin e Institucionit qe perfaqeson per të diskutuar rreth këndvështrimit te Komisionit Europian mbi të Ardhmen e Profesionit të Mësimdhënies me përfaqësues të lartë të sindikatave të arsimit në Konferencën Speciale të ETUCE.
Mirëpresim një diskutim plenar stimulus nga sindikatat e arsimit, nenvizoi ai, mbi sfidat e ardhshme për profesionin e mësimdhënies, kryesisht për sa i përket tendencave të financimit dhe partneriteteve publike e private,për të siguruar arsimin e të nesërmes.


Inovacioni (risitë) në Arsim – Arsimi i Hapur dhe Profesioni i Mësimdhënies në 2030 – Role të Reja në Mësimdhënie?


Pyetja e dytë për diskutimin plenar ka të bëjë me faktin si do të jetë edukimi dhe profesioni i mësimdhënies në të ardhmen. Në fund të fundit, debati është rreth rolit që luajnë sindikatat e arsimit botën në ndryshim të arsimit dhe se si dëshirojnë sindikatat e arsimit të pozicionohen në lidhje me ndryshimin e shpejtë dhe kërkues të arsimit. Ky sesion është se si risitë dhe informacionet e reja dhe teknologjia e komunikimit e ndryshojnë arsimin çfarë ndikimi ka ICT mbi mësimdhënien, profesionistët e mësimdhënies, mjedisin e tyre të punës dhe përfaqësuesit e tyre. Skenarët si klasa në 2025 sugjerojnë se roli i shkollave dhe i mësuesve do të ndryshojnë për t'u orientuar më shumë drejt rrjetit social, disa tregojnë se roli i mësuesit është duke ndryshuar nga transferees i dijes në atë të një udhëzuesi për studentët se ku mund të gjejnë material të besueshëm studimi. Disa mësues madje frikë se teknologjia do të shkurtojë stafin pedagogjik në njëfarë masë në të ardhmen
Në Bashkimin Evropian, Komisioni Evropian po promovon me zjarr përdorimin e ICT në arsim në Evropë dhe ka përshkruar politikën e saj Komunikim mbi Hapjen e Arsimit . Në deklaratën e saj në këtë komunikim, ETUCE ka zbuluar një pasqyrë të gjerë të sfidave të pazgjidhura që Komisioni Evropian, autoritetet kombëtare dhe rajonale të arsimit, stafi i arsimit, sindikatat e arsimit dhe aktorë të tjerë në arsim dhe teknologji duhet të marrin në konsideratë dhe të adresijnë gjatë zbatimit të përdorimit pedagogjik të ICT në arsim dhe trajnim. Disa nga këto janë adresuar këtu:


Sfida 5: Rritje e mëtejshme e aksesit në kompjutera, ICT dhe internet.


Nuk ka asnjë dyshim që aksesi në internet dhe përdorimi i kompjuterave si në shtëpi dhe në punë tani është e përhapur në vendet e OECD (PIACC). Ndërmjet viteve 1999 dhe 2009, numri i abonimeve të internetit në vendet e OECD është gati trefishuar, dhe numri i abonimeve të telefonisë mobile më shumë se trefishuar. Në mbi dy të tretat e vendeve të OECD-së, mbi 70% e ekonomive familjare kanë akses në kompjuter dhe internet në shtëpitë e tyre. Hyrje në internet është gjithashtu i përhapur në vendin e punës. Në shumicën e vendeve të OECD-së, punëtorët në mbi 95% të bizneseve të mëdha dhe ato në mbi 85% të bizneseve të mesme të kenë akses dhe përdorin internetin si pjesë e punës së tyre, dhe punëtorët në të paktën 65% të bizneseve të vogla lidhen në Internet për punë. Kjo dëshmon se aftësitë digjitale janë një kusht paraprak për shumë punësime, megjithatë ende përmirësimi i kompetenca digjitale në arsimimin e të rriturve dhe të të nxënit gjatë gjithë jetës nuk po marrin vëmendje të mjaftueshme. Për më tepër, këto tendenca nuk janë pasqyruar në mënyrë të duhur në sektorin e arsimit. Sondazhet e fundit tregojnë, numri i kompjuterëve për nxënës në shkollat ​​e mesme është në rritje dhe sigurohen gjithnjë e më shumë laptopë dhe dërrasa të bardha, megjithatë, ka akoma ndryshime të gjera mes vendeve të ndryshme. Ka edhe ndryshime të mëdha në shkallën e përdorimit të pajisjeve të ITC në institucionet e arsimit në Europë. Për më tepër, ka një mospërputhje në rritje midis nivelit të ofrimit të kompjuterit në shkolla dhe frekuencën e përdorimit të ITC nga ana e studentëve. Ndaj sindikatat e arsimit, duhet të pyesin veten se si mund të forcojnë ndikimin e tyre për të rritur qaksesin në kompjuter, dhe internet në institucionet arsimore për stafin dhe studentët në mënyrë që të fusin si praktikë të zakonshme  mësimdhënies innovative me anë të përdorimit të ICT.


Sfida  6: ICT-të po ndryshojnë mënyrën sesi ofrohen dhe konsumohen shërbimet


Kompjuterat dhe ITC po ndryshojnë mënyrat në të cilat shërbimet publike dhe shërbimet e tjera ofrohen dhe konsumohen. Njohja dhe përdorimi i ITC është bërë pothuajse një parakusht për të aksesuar shërbimet themelore publike dhe për të ushtruar të drejtat dhe detyrimet si qytetarë. Shumë qeveri po i japin shërbimet publike, përfshirë tatimet, shëndetësinë dhe shërbimet e tjera të mirëqenies sociale, nëpërmjet internetit dhe kjo tendencë ka të ngjarë të vazhdojë.Përqindja e qytetarëve dhe bizneseve që përdorin internetin për të bashkëvepruar me autoritetet publike u rrit me shpejtësi në shumë vende të OECD në mes 2005 dhe 2010: mesatarisht  40% e qytetarëve dhe 80% e bizneseve në vendet e OECD ndërvepronin me autoritetet publike nëpërmjet Internetit  nëvitin 2010. Kjo dëshmon të jetë një sfidë e madhe për sektorin e arsimit, sepse përdorimi i ICT në arsim është vetëm në fillimet e saj: ai është përdorur kryesisht për qëllime thjesht administrative në institucionet e arsimit dhe në një masë më të vogël nga ana e stafit për organizimin e klasës dhe shumë më pak akoma për përdorime pedagogjike dhe përgatitjen e studentëve për përgjegjësitë e qytetarisë moderne demokratike.Pyetja është, janë institucionet e arsimit mirë të këshilluar që të injorojë ose të përjashtojë zhvillimin e shpejtë të teknologjisë moderne nga pedagogjia dhe të vazhdojnë mësimdhënien në një mënyrë tradicionale?


Sfida  7: Promovimi i arsmit të hapur dhe aplikimi dixhital, si një mjet që sjell vlerë të shtuar në mësimdhënie dhe mësimnxënie


Në rekomandimet e projektit ELFE 2 (Formimi eLearning për Arsimin), ETUCE thekson sesa e rëndësishme është që secili institucion arsimor të ketë vizionin e tij për përdorimin pedagogjik të ICT dhe si të promovojë objektivat dhe aftësite e shekullit të 21të,  kompetencat kyce për të mësuarit gjatë gjithë jetës . Në të njëjtën linjë argumenti, ETUCE mbështet në deklaratën e saj mbi Hapjen e Arsimit, që risitë në arsim bazuar ne trainim ne përdorimin e teknologjive digjitale, mund të zgjerojnë aksesin në arsim dhe mund të kontribuojnë në zgjidhjen e cështjes serioze të rritjes së papunësisë, që vjen si rezultat i recensionit aktual ekonomik në gjithë BE-në.  ETUCE gjithashtu nënvizon se industria e web-it po gjeneron rritje ekonomike më shumë nga prespektiva ekonomikedhe konsiderohet më pak si një e drejtë njerzore dhe një parakusht i nevojshëm për të nxënit gjatë gjithë jetës.Kjo është e qartë dhe në një raport të vitit 2014 nga Qendra e Përbashkët Kërkimore Europiane me teme:Planimetria dhe analizimi i teknologjive të ardhshme për nxënien. Rezultatet nga një konsultim me grupet Europiane të interesit dhe udhërrëfyesi për palitikë veprimin, raport qe ofron një prespektivë Europiane mbi teknologjitë dhe të nxënit në tre fusha të nxënies: arsimi dhe trainimi formal; nxënia në vendin e punës dhe në lidhje me punën; strategjitë e riaftësimit dhe rritjes së aftësive për punonjësit.Si një strudim tregu, raporti ve theksin mbi përdorimin aktual dhe të mundshëm të teknologjive në arsim dhe orienton në strategji dhe veprime për një zhvillim efikas të teknologive në procesin e nxënies.
Si rrjedhim, kerkohet që roli i sindikatave të arsimit të jetë ndikimi mbi masen e sindikalisteve dhe mesuesve per krijimin e opinionit mbi domosdoshmerise e nevojes se inovacionit te thelle dhe ICT-së në arsim dhe të tregojnë sesa thelbesore janë këta për studentët, stafin arsimr dhe qytetarët në përgjithësi pasi prekin cdo aspekt të jetës së tyrë?


Sfida  8: Të Nxënit dhe Mësimdhënia pavarësisht hapsirës dhe kohës – burimet e arsimit të hapur


Tendenca për burime arsimi të hapur, vecanërisht Kurse Masive Online (MOOCS) tregon se ka një tërheqje të madhe nga ana e njerëzve për të mësuar dhe studiuar cdo gje në cdo kohë dhe pa kufizime kohore.Studentët mund të shkarkojnë nga interneti mësimet e tyre, të studiojnë pa qenë fizikisht prezentë në një ndërtesë arsimore. Kjo ka ndikime të shumta si në nxënie dhe në mësimdhënie, perfshire miratimin dhe vlerësimin e studimeve, cilësinë e arsimit, disponueshmërine e stafit mësimor, individualizimin e lartë te studimeve për sa i përket zgjedhjes së lëndëve, temave dhe ngarkeses mësimore, kostos  se arsimimit, ofruesit e arsimit, ndryshimin e rolit të mësuesit, etj.
Burimet e arsimit të hapur në mënyrë të qartë përfaqësojne një epokë të re të arsimit dhe kjo përsëri është e lidhur me kapitullin e mëparshëm që trajtonte privatizimin e arsimit. Edukimi bëhet një model biznesi dhe sic thekson Qendra e Përbashkët Kërkimore këto modele të reja të biznesit nuk kanë qëndrueshmëri dhe të paktën në arsimin e lartë janë "ende kryesisht të varura nga financimi institucional, filantrop ose qeveritar/ publik”.
Sindikatat e arsimit duhet të vlerësojë me kujdes këtë prirje për të gjetur avantazhet dhe disavantazhet reale të teknologjisë për të asistuar mësimdhënien. Në veçanti, hapa fillestare janë duke u ndermarrë në formën e projekteve pilot në fillore, shkollat e mesme dhe në shkollat e arsimit professional për të aplikuar këtë model arsimor biznesi në sektorë të tjerë të arsimit. Edhe pse mund të argumentohet se pjesëmarrja sociale është thelbësore për zhvillimin e suksesshëm të nismave të ICT në arsim, përfshirja aktive e sektorit privat dhe komuniteteve lokale duhet të shihet si kritike. Sindikatat e arsimit duhet të mbeten vigjilente në lidhje me lirinë akademike të personelit arsimor, veçanërisht, në dritën e rritjes së shqetësimit në lidhje me de-profesionalizimin e profesionit të mësimdhënies, si dhe ndikimin në rritje të shoqërive tregtare mbi diktimin e kurrikulave, përmes ICT dhe aplikacioneve të të tjera të internetit në arsim.


Modeli Social Europian nën Sforcim –  Pabarazitë Sociale dhe Profesioni i Mësidhënies, Kriza Ekonomike dhe Pabarazitë Sociale– A do jetë Arsimi përsëri Zgjidhja?


Sesioni i tretë i fton delegatët në Konferencën e Posaçme të ETUCE për të diskutuar rritjen e pabarazive në shoqëri dhe në arsim për shkak të disavantazheve të vazhdueshme sociale. Cili është reagimi i sindikatës së arsimit për të luftuar në të ardhmen ndikimin e pabarazive sociale? Arsimi eshte konsideruar gjithmonë zgjidhja për të niveluar ose për të korrigjuar padrejtësinë dhe disavantazhet sociale, dhe si i tillë, zgjidhja më e mirë për të nxitur rritjen ekonomike. Pyetja këtu është:  në kohën kur globalizimi është drejtuesi i tregjeve të konkurruecës së ashpër dhe kur vendet janë duke luftuar për të shmangur ndikimin e krizës ekonomike dhe financiare, a do të vazhdojnë sistemet e arsimit dhe profesioni i mësimdhënies të kenë manovrim të mjaftueshëm për të siguruar arsim cilësor dhe nxënie gjatë gjithë jetës si parakushte për rritje ekonomike?
Disa nga sfidat kryesore për të cilat duhet të pregatiten sindikatat e arsimit janë nënvizuar më poshtë.
Që nga krijimi i Modelit Social Evropian në prag të Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Europian ka sjellë paqe dhe progres ekonomik dhe social. BE me 28 Shtetet Anëtare të tij, është një sistem unik përsa I perket vendimmarrjes dhe bashkëpunimit. Objektivat themelore sociale, të tilla si promovimi i punësimit, përmirësimi i jetesës dhe kushteve të punës, mbrojtja e duhur sociale, dialogu social, zhvillimi i fuqisë punëtore për punësim të qëndrueshëm dhe të lartë dhe lufta kundër përjashtimit janë të përcaktuara në Traktatin themelues të Komunitetit Evropian. Karta e BE-së për të Drejtat Themelore të Njeriut përmban kapituj mbi lirinë, barazinë dhe solidaritetin, artikulon të drejtat  për kushte të duhura të punës, sigurim social dhe ndihmën sociale, barazinë midis burrave dhe grave, dhe të drejtat e sindikatave si marrëveshjet kolektive dhe grevat. Parimet qendrore janë solidariteti dhe kohezioni: rritja ekonomike duhet të shërbejë për të rritur mirëqenien e përgjithshme shoqërore, dhe jo të disavantazhojë ndonjë pjesë të shoqërisë.


Sfida  9: Ruajtja dhe  Promovimi i Strukturave të Dialogut Social


Themeluar mbi parimin se standardet e larta shoqërore janë të dobishme për ecurinë ekonomike, është e qartë se dialogu social nxit inovacionin dhe rritjen ekonomike, sepse ai përmirëson moralin e punonjësve dhe i jep punonjësit më shumë kontroll mbi detyrat që kryen. Kështu dialogu në mes të partnerëve sociale, informimi dhe konsultimi midis drejtuesve dhe te te punesuarve janë aspekte të rëndësishme të Modelit Social Evropian.Të drejtat e puntorëve ndihmojnë në krijimin e një fuqie puntore të aftë dhe inovative. Megjithatë, sic përshkruan ILO në deklaratën e saj Pse është akoma i përshtatshëm Modeli Social Europian, politikat e konsolidimit fiskal të krizës ekonomike e sociale kanë cuar në ndryshime të mëdha. Në shumë vende, reformat e tregut të punës u përshpejtuan, duke rritur fleksibilitetin dhe reduktimin e sigurisë së punës. Reformat e pensioneve kufizojë rritjen e shpenzimeve në sistemin e pensioneve dhe nivelet relative të pensionit pritet të bien në mënyrë dramatike në të ardhmen. Shkurtimet në shpenzimet publike kanë ndikuar në cilësinë dhe qëllimin e shërbimeve publike në shumë vende. Përveç kësaj, efektiviteti i politikave në disa vende që kanë për qëllim rritjen e aftësisë konkurruese duke ulur kostot e punës janë me të vërtetë të diskutueshme. Veçanërisht në të ashtuquajturat vende me deficit janë të dukshme ndryshimet e rëndësishme në mbulimin dhe qëllimin e bisedimeve kolektive. Në rezolutën mbi Përvijimin e të Ardhmes së Profesionit të Mësimdhënies, ETUCE mbështet synimin qe "të gjithë mësuesit të marrin pagë të barabartë për punë me vlerë të barabartë, të marrin rroga dhe skema pensioni të denja, si dhe kushte të duhura te sigurisë dhe shendetit në punë, ekuivalente me standartet në profesione të tjera që kërkojnë të njëjtin nivel kualifikimsh".


Sfida 10: Minimalizimi i Pabarazisë Dixhitale dhe mbështetja e një shoqërie informacioni gjithëpërfshirëse


Sfida e konkurueshmërisë në Europe, në vecanti në Europën Jugore, nuk është më pak e lidhur me mbylljen e hendekut teknologjik. Në fakt, lufta kundër pabarazive dixhitale është shqetësim për të gjithë Europën. Ka të dhëna të një polarizimi midis këtyre vendeve që ia dalin të promovojnë një shoqëri përfshirëse informacioni dhe atyre që nuk ia dalin. Përvec pabarazive ekonomike, sociale dhe organizative, Europa përballet me një disavantazh të thellë ndarjesh digjitale. Kjo ndarje përkufizohet si ‘hendeku midis individëve, familjeve, bizneseve, dhe fushave gjeografike në nivele të ndryshme social-ekonomike për sa i përket si mundësive të tyrë për të aksesuar ICT-të dhe përdorimit të Internetit nga ana e tyre për një llojshmëri aktivitetesh të ndryshme’. Hulumtimet tregojnë se shpërndarja e mëparshme krahasimisht e barabartë e pabarazisë është zhvendosur drejt te pasurit më shumë barazi dhe rëndimit të përcaktimit social të përdorimit të ICT në shtetet anëtare që kanë mbetur prapa. Adresimi i hendekut digjital kërkon një qasje me shumë aspekte sepse ajo pasqyron pabarazitë e shoqërisë. Ai përfshin gjithashtu fusha të tilla si: infrastruktura e rrjetit, kostoja e ICT, arsimi, të ardhurat, mosha, gjinia, dhe përdorimi i ICT, mbështetja e qeverisë në lidhje me promovimin e përdorimit të teknologjisë (nëpërmjet investimeve dhe financimeve), aksesi, gjuha, vendndodhja, dhe përkatësia etnike. Studimet tregojnë qartë se sa më i lartë te jete niveli i arsimimit, ka më shumë të ngjarë që një person të kete akses dhe të përdore ICT. Një faktor tjetër jane të ardhurat, sepse ilustron shkallën në të cilën një përdorues mund të përballojë koston e aksesit në Internet. Mosha e përdoruesve potencialë të ICT ka ndikim të konsiderueshëm në aksesimin dhe përdorimin e ICT-ve. Në përgjithësi, aksesi në internet dhe përdorimi i kompjuterave personal kanë tendencë të jenë tre herë më të lartë tek të rinjtë (16-24 vjeç) sesa tek njerëzit e moshuar (55-74 vjeç). Këto çështje duhet të adresohen kur miratohen politikat e ICT-ve si në nivel institucionesh kombëtare edhe atyre të arsimit, për të shmangur pabarazitë ekzistuese që janë duke u përkeqësuar. Kjo tregon se, përvec zhvillimit të mëtejshëm të infrastructures së rrjetit, Europa duhet të investojë shumë në sisteme më efektive dhe efikase të arsimit dhe trajnimit. Iniciativat ICT në institucionet arsimore duhet të shoqërohen me programe të shëndosha edukimi dhe trajnimi në detyre dhe para fillimit të detyrës për mësuesit. Stafi arsimor duhet të ndjehet rehat në përdorimin e teknologjisë dhe të mbështetet në përdorimin e aplikacioneve të reja në mënyrë që ta përdorin ICT në mënyrë të përshtatshme. ICT- ja u ofron studentëve aftësi të ndryshme të të mësuarit dhe krijon mundësi për të ndjekur programe të individualizuara edukative që fokusohen tek nevojat e tyre të veçanta.
Është e qartë se arsimi nuk mund t’i zgjidhë problemet e pabarazise sociale në vetvete. Gjithashtu është e dukshme se pa akses të barabartë dhe  nxenie cilësore për të gjithë, mangësitë ekzistuese me siguri do të thellohen. Reforma arsimore ka fituar një shtytje të re nga mundësitë që ITC dhe shoqëria e njohurive sjellin tek kauza e të mësuarit, e barazisë dhe transformimit shoqëror. Teknologjitë e reja përbëjnë një mjet jashtëzakonisht të fuqishëm për të zgjeruar aksesin dhe për të përputhur kërkesën sociale në rritje për arsim më të larmishem dhe të posacëm gjatë gjithë jetës. Europa duhet të përqendrohet në promovimin e mëtejshëm të nje ekonomie të bazuar në dije dhe aftësi të larta. Kjo mund të arrihet vetëm duke investuar në kërkime shkencore dhe inovacion, duke krijuar më shumë vende pune më kualitetit të lartë, dhe për të bere te mundur që punëtorët të kenë aftësitë për ti përmbushur këto detyra. Në 2002, partnerët socialë europianë ranë dakord për një kuadër të veprimeve për zhvillimin e të nxënit gjatë gjithë jetës. Me synimin për të vazhduar këtë vrull dhe me qëllim që profesioni i mësimdhënies të ndihmojë për të ngushtuar hendekun digjital dhe për të luftuar pabarazitë digjitale në të ardhmen. Problemi eshte :  si parashikojnë sot sindikatat e arsimit në Europë të kontribuojnë në ofrimin e mundësive arsimore që vihen në dispozicion përmes ICT si një mjet i fuqishëm për tejkalimin e pabarazisë sociale?


Sfida 11: Ulja e pabarazisë sociale nëpërmjet edukimit, pavarësisht krizës ekonomike

Në kohën kur qeveritë po kërkojnë të ulin borxhet, shpenzimet publike janë ulur në të gjitha fushat, pa marrë shumë në konsideratë qëllimet e shumicës së vendeve para krizës, që do të thotë për të siguruar kohezionin rajonal dhe social. Rritja e papunësisë dhe problemet sociale kanë çuar sërish në rritje të nacionalizmit, përjashtimit shoqëror, stereotipeve gjinore dhe stigmatizimit të disa grupeve,, siç janë romët. Shkalla e varfërisë dhe përjashtimit janë rritur në mënyrë alarmuese dhe shtrihen në një pjesë të madhe të klasës së mesme. Politikat e qeverive për të rritur normat e punësimit kanë treguar pak efekt, dhe arritjet në punësimin e të rinjve janë përgjithësisht zhgënjyese. Shkurtimet e përgjithshme në arsim dhe ne politikën sociale nuk po e zbusin këtë tendencë afatgjatë dhe as problemin më të përgjithshëm të një përqindje të rritur të atyre që paguhen pak dhe të punëtorëve të varfër, që po krijon më shumë dobësi dhe tek ata që janë të punësuar. Monitorimi i Ecurisë së Mbrojtjes Sociale të BE-së thekson se situata sociale në Bashkimin Evropian nuk është duke u përmirësuar, ndërsa në disa vende situata është duke u përkeqësuar.
Të dhënat PIAAC tregojne se emigrantët që vijnë nga vende që përdorin gjuhë tjetër, kanë aftësi në mënyrë të konsiderueshme më të ulët në shkrim-lexim dhe numërim se sa të rriturit amtare. Problemi rëndohet për emigrantët që flasin gjuhë të huaj, të cilët vijnë nga prejardhje të pafavorizuara ekonomiko - sociale. Kur Niveli i ulët arsimor kombinohet me aftësi të dobët në gjuhën e vendit pritës, integrimi në shoqëri bëhet i vështirë. Një tjetër pasojë e pabarazive socio-ekonomike dhe dallimeve demografike, të tilla si mosha apo gjinia, është se ato shpesh shoqërohen nga ekspozim te pabarabartë ndaj faktorëve të rrezikut të mjedisit. Prandaj pabarazitë social-ekonomike  çojnë në pabarazi shëndetësore dhe shumë shpesh i vënë grupet e pafavorizuara në rrezik në mënyrë të konsiderueshme më të lartë ndaj efekteve shëndetësore të mjedisit.
Në kontekstin e arsimit, po shfaqen raportet e fundit kërkimore të bashkimeve të fundit dhe mbylljeve të shkollave, zvogëlimin e buxheteve për infrastrukturën arsimore dhe për programe të veçanta të mbështetjes arsimore dhe tendenca në rënie në financimet, si dhe ndryshime në politikat kombëtare për mbështetjen financiare të nxenesve dhe studentëve. Kjo po ndodh edhe pse dihet se buxheti i ndarë për një mbështetje të tillë është një nga elementet kyç në sigurimin e niveleve të larta të pjesëmarrjes në arsim, veçanërisht për grupet e pafavorizuara të studentëve. Fëmijët hyjnë në arsim nga prejardhje të ndryshme, kanë eksperienca të ndryshme në edukim, dhe largohen nga shkolla me rezultare mjaft të ndryshme. Fëmijët nga familje më të varfra dhe më të disavantazhuara kanë shumë gjasë të ndjekin shkolla me performancë të ulët dhe të arrijnë rezultate të ulta akademike. Institucionet arsimore përballen me sfidën e gjetjes së mënyrave për të thyer zinxhirin e disavantazhit, dështimit arsimor dhe shanseve të kufizuara në jetë.
Është e qartë se politikat duhet të përqëndrohen për të bere te mundur qe përmirësimi i situatës sociale në të gjithë Evropën të bëhet gjerësisht prioritet i përbashkët. Reformat strukturore duhet të marrin në konsideratë shqetësimet sociale dhe ato të punësimit. Reformat duhet të jetë të vlerësuara përsa i përket ndikimit që kanë dhe të renditen për të minimizuar efektet negative. Ku reformat sjellin kompromise, ato qe jane në rrezik më të madh varfërie dhe përjashtimi social nuk duhet të mbajnë barrën e përshtatjes ekonomike. Udhëheqësit europianë duhet të investojë në politika të përpiluara për të zvogëluar efektin e pabarazisë, edhe pse duan shumë vite për ti treguar rezultatet pozitive. Ata kanë nevojë për të kapërcyer hezitimin e tyre për reforma të tilla për shkak se rezultatet janë rrallë të dukshme brenda cikleve zgjedhore ose për shkak se rishpërndarja për të luftuar efektet e varfërisë nuk është popullore tek votuesit. Investimet progresive në shërbime shëndetësore, arsimim dhe shërbimet mbështetëse familjare për fëmijët dhe familjet duhet të ecin krah për krah njëra tjetrës. Organizata Botërore e Shëndetësisë sinjalizon qartë nevojën për të bere te mundur që investimit për fëmijët më të vegjël t’i jepet prioritet i lartë dhe i duhur. Megjithatë, edhe pse pretendohet se ekonomia po e merr veten, trashëgimia e krizës në aspektin social dhe buxhetor, rreziku i një rritje të vazhdueshme të ulët ekonomike për disa vite, dhe sfida e plakjes së popullsisë, e bën synimin e progresit ekonomik dhe kohezionin social edhe më sfidues.
Pyetja është: cfarë roli duhet të luajnë sindikatat e arsimit në këtë fushë të politikave në të ardhmen. Si mund të kontribuojë profesioni i mësimdhënies për të siguruar arsim cilësor për të gjithë në të ardhmen? A munden sindikatat e arsimit dhe profesioni i mësimdhënies në përgjithësi ta ngushtojnë hendekun e pabarazisë sociale? Roli i sindikatave të arsimit duhet të jetë me siguri më shumë sesa mbledhja e copave të thyera të qelqit dhe mbështetje e rimëkëmbjes nga kriza duke zbutur rrugën për rimëkëmbjen ekonomike.
Vazhdimi i diskutimit per te ardhmen e profesionit te mesuesit duhet ta beje me te qarte  lidhjen midis krizës ekonomike dhe pabarazive shoqërore. Dikutimi gjithashtu duhet te perpiqet t’i jape pergjigje pyetjes nëse arsimi eshte akoma zgjidhje për rritjen ekonomike në të ardhmen, sic ka qene kredoja e qeverive Europiane dhe besimi per progres nepermjet arsimimit cilesor, pas sistemeve arsimore në shekujt e kaluar. Gjithashtu diskutimi i ketij problemi kyc, nepermjet nje debati te gjalle, bazuar ne modelin social Europian, duhet te synoje te perballoje trysninë që ushtron pabarazia shoqërore  mbi te ardhmen e profesionit te mësimdhënies.

 

Nga Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të EI, Fred van Leeuwen,
ne Konferencen e ETUCE mbi te ardhmen e profesionit te mesuesit

E ardhmja e profesionit të mësimdhënies është, pa dyshim, e lidhur direkt me të ardhen e sistemit tonë arsimor. Rreth njëzet vjet më parë, Presidenti i Komisionit Europian të asaj kohë, Jacques Delors, paraqiti raportin novator të UNESCO-s  – “Edukimi: Thesari në brendësi”, i cili hodhi dritë në të ardhmen e arsimit në shekullin e 21-të. Akoma konsiderohet aq i rëndësishëm sot, sa ishte në vitin 1996.
Raporti bazohet në katër shtylla: Edukimi për të Ditur; Edukimi për të Vepruar; Edukimi për të Qenë; dhe Edukimi për të Jetuar së Bashku. Këto katër shtylla ishin përpiluar si një bazë për edukimin e suksesshëm në atë që raporti i referohej si “një botë që po ndryshonte me shpejtësi”. Pra, ne po e jetojmë atë botë sot. Kur shikoj këto katër shtylla, kam frikë se ne jemi shumë prapa në dy prej tyre.
Për gjithcka që edukimi na mëson, se si të dimë dhe si të veprojmë – aftësitë praktike që na ndihmojnë të orientohemi në jetë – gjithashtu ka rëndësinë e madhe për të shpërndarë vlerat demokratike mbi të cilat bazohen kulturat dhe shoqëritë tona. Dhe kam frikë se kur shikoj c’ndodh në Lindjen e Mesme, dhe c’po ndodh në Europë, pabarazinë në rritje, ekstremizmin e djathtë që përsëri po ngre kokën e tij të shëmtuar, përhapjen e ksenofobisë, racizmin, anti-semitizmin, islamofobinë, homofobinë nëpër rajone, kur i shikoj të gjitha këto, me duket që dy nga katër shtyllat e Jacque Delors, Edukimi për të Qenë, dhe Edukimi për të Jetuar së Bashku, të cilat ndihmojnë në krijimin e identitetit, tolerancës dhe kohezionit, kanë nevojë serioze për t’u mirëmbajtur.
Ne përballemi me rrezikun që të katër shtyllat, të cilat synojnë një qasje arsimimi për të gjithë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, të dobësohen dhe të deklarohen trashëgimi e UNESCOS, ndërkohe që profesioni i mësimdhënies, vazhdon të humbasë forcën, besimin dhe pëlqyeshmërinë.
Në Europë dhe në botë, më përjashtime të dukshme, mësuesit gjithnjë e më shumë po punojnë me kontrata të përkohshme, ngarkesa e tyre e punës po rritet, hapsira e tyre personale po ngushtohet, autonomia e tyre po sfidohet, aksesi në zhvillimin profesional po kufizohet, ata shpesh marrin paga që janë poshtë pagës mesatare, dhe madje në disa vende u mungojnë kualifikimet, aftësitë, mbështetja dhe materialet mësimore për të dhënë mësim dhe për ta bërë mirë këtë punë. Gjenerata aktuale e mësuesve po moshohet dhe një numër alarmues mësuesish të rinj po e lënë profesionin brenda viteve të para të punësimit. Ne e quajmë këtë de-profesionalizimi.
Prej muajsh tashmë, në kemi studiuar gjendjen e mësuesve në 123 shtete, për kushtet e tyre të punës. Më lini të ndaj me ju atë c’ka thanë ata:
Rreth 60% mendojnë se nuk konsultohen fare rreth masave të marra nga autoritetet publike për reformimin e arsimit. Edhe nëse konsultohen, 30% thonë që pikëpamjet e tyre injorohen plotësisht
68% thonë që ngarkesa e tyre e punës vazhdon të rritet
50% thonë që paga e tyre mjafton vetëm për të mbuluar nevojat e tyre bazë, ndërsa
20% thonë që u duhet të gjejnë një punë të dytë për të mbyllur muajin
Së fundmi, 45% duan ta lënë profesionin.
Shifra dëshpëruese. Në mars ne do t’i paraqesim këto të dhëna në Samitin e Katërt Ndërkombëtar mbi Profesionin e Mësimdhënies, ku Ministrat e Arsimit nga 25 shtete dhe liderë të sindikatave tona të arsimit në këto vende do të diskutojnë rreth temes “Lidershipi i Mësuesve”. Mesazhi ynë është i qartë. Nëse qeveritë e marrin seriozisht cështjen e përmirësimit të arsimimit, atëherë ata duhet të fillojnë të dëgjojnë mësuesit. Mësuesit, si aktorë në procesin e edukimit, profesionistë të kualifikuar dhe me ekperiencë, i dinë kush janë nevojat e studentëve për t’ia dalë mbanë. Ata kanë eksperiencë dhe kompetencë profesionale për të kontribuar  në zhvillimin e politikave të arsimit, në kurrikulat dhe metodologjitë e mësimdhënies.
Të dëgjosh mësuesit do të thotë të dëgjosh mësuesin e klasës, lektorin, në vendin e tij të punës, po gjithashtu do të thotë të dëgjosh përfaqësuesit e tyre, sindikatat e arsimit, në të gjitha nivelet ku zhvillohen politikat e arsimit. Të dëgjohemi jo vetëm kur mblidhemi në Samite Ndërkombëtare por dhe në vendet tona respektive. Në shumë vende, edhe në vendet ku të drejtat e negociatave kolektive respektohen plotësisht, nuk egziston një dialog kuptimplotë mbi të ardhmen e profesionit të mësimdhënies. Ka disa shembuj shqetësues të një mospërfillje të plotë të ekspertizës profesionale që ne,  bashkërisht përfaqësojmë. De-profesionalizmi nuk është cështje vetëm që mësuesit e shkollave nuk dëgjohen dhe u hiqen përgjegjësi të rëndësishme profesionale; por po shfaqet edhe në faktin që në mjaft raste sindikatat e arsimit po injorohen si mbrojtëset dhe përfaqësueset e profesionit të mësimdhënies.
U gëzova kur dëgjova ministrin e ri Suedez të arsimit dy javë më parë që fliste në kongresin e Lararforbundet në Stokholm. Ai tha që dëshironte të ndihmonte në rindërtimin dhe forcimin e profesionit të mësimdhënies dhe t’i mbante politikanët jashtë klasës së mësimit. “ Nuk do t’u mësoj mësuesve si të japin mësim,” dëgjova që thoshte, “ ashtu sic nuk do doja të dëgjoja kolegun tim ministër të shëndetësisë t’u diktonte profesionistëve të mjeksisë si të diagnostifikonin pacientët e tyre dhe cfarë medikamentesh tu jepnin”.
A është ai një zog i rrallë, si korbi i bardhë i veriut? Shpresoj që jo, sepse ne vërtet do të pushojmë së qeni një profesion që në momentin që do t’ua lëmë fatin e profesionit të mësimdhënies vetëm qeverive, politikanëve dhe të tjerëve të vendosin standarde dhe të vendosnin të ardhmen e profesionit tonë.
Kjo, kolegë, është një nga dy sfidat kryesore që gjenden para nesh: të kundërshtojmë de-profesionalizmin dhe rimarrja e kontrollit para se ta shkatërrojnë të tjerët.
Sfida tjetër është gjithashtu e njohur. Në të gjithë Europën, dhe në botë, në po shohim një valë politikash konservatore. Politika që po vënë në shenjestër shërbimet publike, dhe arsimi  është në shenjestrën direkte. Masat shtrënguese po trumbetohen si zgjidhje e problemeve fiskale ekonomike – Rimëkëmja e mrekullueshme, na thonë ne, duhet të vijë nga sektori privat.
Ne nuk jemi dakort. Ne besojmë në rolin e Shtetit për të siguruar barazinë, ne besojmë në shërbime publike cilësore, në besojmë që arsimi është një e mirë publike dhe e drejtë njerëzore; që cilësia e lartë, standartet e larta profesionale dhe sindikatat e forta profesionale shkojnë krah për krah. Lufta jonë për arsim cilësor nuk përfundon tek kufiri i vendit tonë, por është një luftë që zhvillohet në nivel europian dhe global. Ndaj ne jemi të gjithë në vijën e frontit.
Kur një sistem arsimor është i dobët, shkollat janë të financuar shumë pak, dhe kur mësuesve u merret qëndrimi profesional, grabiqarët e tregut dhe privatizimit fillojnë të vërtiten, duke pritur momentin e duhur për të sulmuar. Ne nuk mund ta lejojmë këtë.
Kolegë, në duhet të kemi besim tek vetja. Dhe duhet të mobilizohemi. Ne duhet të organizohemi. Pushteti i njerëzve funksionon. Një numër i madh njerëzish nuk mund të injorohen. Bashkimi ynë për Fushatën e Arsimit Cilësor e ka demonstruar këtë tashmë. Dhe më lejoni t’ju falenderoj të gjithëve për angazhimin dhe përkushtimin.
Qëkur nisëm Fushatën në Tetor të vitit 2013, 109 sindikata në 74 shtete, që përfaqësojnë rreth 40% të anëtarësisë sonë, organizuan 318 raste ku mobilizuan anëtarët e tyre. Dhe që nga dita e parë mesazhi ynë ka qenë i qartë dhe i thjeshtë: Ne duam që shkollat tona, që nga institucionet e fëmijërisë së hershme, deri tek kolegjet dhe universitetet, të jenë të aksesueshme për të gjithë. Ne duam mësimdhënie cilësore, mjete cilësore dhe mjedise të sigurta dhe të shëndetshme edukimi. Dhe mesazhi më në fund po depërton!
Një vit më parë Kombet e Bashkuara nuk kishin qëllim të përfshinin arsimin si një synim i vecantë i axhendës së zhvillimit post 2015 të OKB-së. Po pas dymbëdhjetë muajsh fushate ne jemi përzgjedhur. Tani ne duhet të lëvizim qeveritë e shteteve tona që të na mbështesin ne kur të merret vendimi përfundimtar nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në Shtatorin që vjen.
Por nuk duhet të jemi naivë. Ndërsa ne po diskutojmë synimet e zhvillimit për pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme, Synimi Aktual i Zhvillimit të Mileniumit: Arsim baze i detyrueshem për të Gjithë Fëmijët deri në fund të 2015 nuk do të përmbushet. Vetëm 13 muaj larg afatit përfundimatar, ne botë ka  58 milion fëmijë që nuk ndjekin shkollën. Ata që janë akoma të përjashtuar janë të varfrit, vajzat dhe fëmijët më paaftësi, fëmijët në zonat rurale, ata nën konflikt dhe situata post konfliktuale dhe emigrantët.
 Kjo është arsyeja pse përpjekjet tona mobilizuese duhet të ngrihen në një nivel tjetër. Pak javë më parë Bordi Drejtues i EI vendosi të zgjerojë Fushatën tonë Globale deri në Kongresin Botëror të Korrikut që vjen dhe mbase dhe përtej Kongresit. Si pjesë e Fushatës, dhe së bashku me Emisarin e OKB për Arsimin Global, kemi bërë pak ditë më parë një thirrje botërore ndaj anëtarësisë sonë për të firmosur një peticion : Të Ngrihemi për Shkollat. Ka një dritare mundësie për të vënë nën presion liderët botërorë për të mbajtur premtimet  e tyre, për ta bërë 2015-tën  vitin kur të gjithë fëmijët te sigurojne të drejtën për të shkuar në shkollë, për të pasur një mësues të kualifikuar dhe për të mësuar.
Ndaj në këto kohë pasigurie ne, sindikatat e arsimit, duhet të qëndrojmë së bashku, në mbrojtje të vlerave që na bashkojnë ne në Federatën Botërore të Arsimit, duke promovuar arsim cilësor për një botë më të mirë. Ne, sindikatat e arsimit, duhet të qëndrojmë së bashku që arsimi cilësor dhe i financuar me fonde publike, jo vetëm të egzistojë, por të zhvillohet më tej në gjeneratat e ardhshme.