Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

KRIJOHET ALEANCA E SINDIKATAVE TE ARSIMIT, FSASH-SPASH

12 prill 2013

Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, SPASH, ne vijim te bashkepunimit te tyre me shume se 15 vjecar, qe shprehet edhe ne tri Marreveshje bashkepunimi te nenshkruara midis tyre, pothuaj ne cdo 5 vjet, duke u mbeshtetur ne pervojen e grumbulluar dhe duke u udhehequr nga interesi i anetareve qe perfaqesojne, nga interesi i gjithe mesuesve dhe punonjesve te arsimit dhe fuqizimi i metejshem i levizjes sindikale ne arsim, vendosen qe bashkepunimin midis tyre ta ngrene ne nje nivel me te larte, duke i dhene formen e nje ALEANCE TE SINDIKATAVE TE ARSIMIT midis SPASH dhe FSASH.

 

FJALA E HAPJES E BASHKEKRYETAREVE NE MBLEDHJEN E PARE TE PERFAQESISE SE ALEANCES SINDIKALE FSASH-SPASH

Te nderuar kolege,

Sot eshte nje dite historike. Takimi yne i pare, sot me 12 prill 2013, si Perfaqesi e Aleances Sindikale, behet mbas Vendimeve te Keshillit Kombetar te SPASH dhe Keshillit Drejtues te FSASH.
Eshte dite histroike sepse, mbas 22 vjeteve te themelimit te sindikatave tona, mbas 16 vjete bashkepunimi e marrveshjesh per negocimin dhe nenshkrimin e perbashket te Kontrates Kolektive te Punes, te paraqitjes si pale e perbashket para punedhenesit, MASH dhe Qeverise, per kerkesat social ekonomike te mesuesve dhe gjithe punonjesve te arsimit, pas veprimtarive te shumta te perbashketa per kualifikimin e mesuesve, per minimizimin e braktisjes se shkolles dhe eliminimin e punes se femijeve dhe, ne shume raste, te levizjeve sindikale te perbashketa, ne nivel lokal dhe kombetar, pas botimit te Revistes se perbashket “Tribuna Sindikale”, vijme sot ne nisjen e nje etape te re, me te larte, te mardhenieve dhe bashkepunimit tone ne dobi te levizjes sindikale ne arsim dhe mbrojtjes me te efektshme social ekonomike te mesuesve, vijme ne krijimin e Aleances se Sindikatave te Arsimit.
Arritja deri tek kjo Marrveshje nuk eshte e rastit dhe as rezultat i punes te dy apo disa personave. Ajo mbeshtetet ne nje pervoje te pasur historike dhe ne nje baze shume me te gjere sociale.
Ka nje pervoje solide te fuqishme historike, sepse ne keta 22 vjete te jetes politike e shoqerore pluraliste ne Shqiperi, asnje sindikate profesioni nga grupimet e ndryshme konfederative, nuk ka arritur te krijoje, ruaj e konsolidoje mardhenie kaq te qendrueshme dhe per nje kohe kaq te gjate, si dy sindikatat tona. Nuk e teprojme po te themi se kjo pervoje ndeshet rralle, per te mos thene fare, edhe ne sindikatat e vendeve te tjera jo vetem te rajonit tone, por edhe ne sindikatat e Europes Qendrore e Lindore
Kjo Marrveshje ka nje mbeshtetje te gjere sociale sepse bashkepunimi gjithnje e me i ngushte dhe krijimi i kushteve per te ndertuar ne te ardhmen nje sindikate te vetme ne sektorin e arsimit eshte kerkese e mases se gjere dermuese te mesuesve dhe punonjesve te tjere te ketij sektori. Shprehje e kesaj prirjeje eshte fakti qe shume seksione sindikale ne rrethe, prej disa vitesh, kane dhene dhe po japin shembullin e nje bashkepunimi te avancuar, cka u be nxitje per te ideuar e realizuar kete Aleance. Ne kete Marrveshje kane kontributin e padiskutueshem te dy lidershipet e sindikatave, te gjithe ju qe jeni te pranishem ketu, si edhe te gjithe kryetaret e seksioneve sindikale ne rrethe.


Cilat jane shtyllat dhe synimet e Alenaces Sindikale midis dy sindikatave tona, qe ne po legjitimojme sot ne kete mbledhje te Perfaqesise se autorizuar nga Keshilli Kombetar i SPASH dhe Keshilli Drejtues i FSASH ?
Se pari, fuqizimi dhe konsolidimi i levizjes sindikale ne arsim, synimi per te terhequr ne Aleance te gjithe mesuesit dhe punonjesit e arsimit qe nuk jane te anetaresuar ne asnjeren nga sindikatat tona.
Se dyti, kalimi ne nje shkalle te re, te panjohur me pare, bashkepunimi, krijimi i nje strukture, me organe dhe organizma te baraspeshuara per te krijuar, ne menyre graduale, kushtet qe, ne nje te ardhme, te arrihet bashkimi i plote i te dy sindikatave.
Se treti, krijimi i nje force solide perfaqesuese sindikale perpara punedhenesit, ngushtimi dhe mbyllja e hapesirave spekulative te pseudosindikatave te krijuara ne arsim, qe mashtrojne mesuesit me emra fiktive dhe premtime boshe.
Ne e dime se veprimi qe po ndermarrim nuk eshte i lehte, se ne procesin e konsolidimit te Aleances  Sindikale do te kemi edhe pengesa, por ne, ne keto 22 vite, jemi mesuar me te tille pengesa e veshtiresi, jemi ballafaquar me sfida edhe me te veshtira dhe i kemi perballuar e kapercyer ato me sukses.
Lidershipit te te dy sindikatave themeluese te Aleances, neve qe jemi ketu dhe qindra e qindra drejtuesve te tjere nga niveli i shkollave, seksioneve e deri ne nivel kombetar, na bie kjo barre. Le te bashkohemi fort, pa komplekse, te mbeshtesim njeri tjetrin dhe te ecim perpara, per te miren e sindikatave dhe sindikalisteve, te te gjithe mesuevse e punojesve te tjere te arsimit dhe te progresit te panderprere te sistemit arsimor ne vendin tone.

         Bashkekryetaret e Aleances Sindikatave te Arsimit FSASH/SPASH

            Xhafer Dobrushi                                   Bajram Kruja

 

 

 

FSASH/SPASH                                                                                 SPASH/FSAS

ALEANCA E SINDIKATAVE TE ARSIMIT


Procesi i ndryshimit dhe zhvillimit te shoqerise shqiptare nga diktatura ne demokraci, qe fillon me permbysjen e sistemit politik komunist dhe vendosjen e pluralizmit, u  shoqerua edhe me lindjen e levizjes sindikale. Ne kuadrin e kesaj levizjeje u krijuan ne vitin 1991 edhe dy sindikatat e arsimit: Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, SPASH dhe Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH. 
Ne 5-6 vitet e para te pluralizmit, marredheniet midis FSASH/SPASH karakterizoheshin nga moskomunikimi midis tyre, nga konflikte dhe  akuza te ndersjella,, nuk mund te behej fjale per fryme bashkepunimi dhe dialogu sindikal. Por kjo nuk zgjati shume. Me nismen e lidershipit te te dy  sindikatave u vendosen kontaktet e para dhe urat e bashkepunimit, kryesisht ne nivel qendror dhe gradualisht ne nivelin lokal. Qe atehere, prej me shume se 15 vitesh, marredheniet midis FSASH/SPASH, ne interes te anetareve qe perfaqesojne, ne interes te zhvillimit dhe modernizimit te shkolles dhe gjithe sistemit arsimor ne Shqiperi,  karakterizohen nga fryma e bashkepunimit, nga dialogu i panderprere midis tyre, nga vendosmeria, objektiviteti dhe ndjenja e pergjegjesise per t’u  perballur me punedhenesin ne funksion te partneritetit social, te zgjidhjes se problemeve  te shumta dhe te veshtira qe kane qendruar dhe qendrojne para tyre. Tashme eshte bere norme qe sindikatat tona paraqiten me kerkesa te perbashketa para punedhensit, Ministrise Arsimit dhe Shkences dhe, kur eshte rasti edhe para Qeverise, negociojne dhe nenshkruajne se bashku Kontratat Kolektive periodike te punes, organizojne se bashku punen per zbatimin e ketyre kontratave, zhvillojne veprimtari te perbashketa per rritjen e profesionalizmit te mesuesve dhe sindikalisteve, per mbrojtjen e femijeve dhe ne shume raste ndermarrin levizje te perbashketa sindikale me karakter kombetar ose lokal. SPASH/FSASH  kane nje organ te perbashket : “ Tribunen Sindikale” , duke  u bere shembulli  unik ne vend per modelin e bashkepunimit midis subjekteve te ndryshme sindikale mbi  baza te barazise, tolerances, dialogut, respektit reciprok dhe marrjen e pergjegjesise per plotesimin e objektivave dhe marreveshjeve te perbashketa.
Periudha e gjate dhe e suksesshme e bashkepunimit, pervoja e fituar nga shume seksione sindikale qe kane arritur mirekuptim te plote midis tyre dhe kane vene ne barazpeshe anetaresimin sindikal, interesi i sindikalisteve dhe gjithe punonjesve te arsimit per konsolidimin dhe fuqizimin e metejshem te levizjes sindikale ne arsim, per rritjen e forces argumentuese dhe realizuese te sindikatave, mundesojne qe marredheniet dhe bashkepunimi midis  tyre te kalojne ne nje faze te re, me te perparuar, duke krijuar dhe institucionalizuar Aleancen e Sindikatave te Arsimit, FSASH/SPASH.

Aleanca e Sindikatave te Arsimit SPASH - FSASH bazohet dhe ndertohet mbi keto parime dhe norma:

  1. Aleanca e Sindikatave te Arsimit eshte nje strukture e perbashket  sindikale, vullnetare, qe bazohet mbi barazine e plote te subjekteve qe ka ne perberje te saj. Ne kete Aleance secila sindikate ruan strukturen ekzistuese dhe funksionon mbi  bazen e statutit te saj dhe harmonizaon veprimtarine me parimet dhe kerkesat e Aleances.
  2. Aleanca e Sindikatave te Arsimit, si strukture, zgjedh organet e saj drejtuese dhe bashkerenduese. Organizmi me i larte i Aleances eshte Mbledhja e Pergjithshme e perbashket e Keshillit Kombetar te SPASH dhe Keshillit Drejtues te FSASH, qe ne vijim do te quhet KESHILLI I ALEANCES. Keshilli ,si rregull, mblidhet nje here ne vit dhe shqyrton problemet madhore te rendesise se vecante.
  3. Secila Sindikate dergon perfaqesuesit e saj per ne Perfaqesine e Aleances.  Perfaqesia  perbehet nga 34 anetare,  ne menyre te barabarte 17 me 17.
  4. Perfaqesia mblidhet jo me pak se 2 here ne vit. Perfaqesia ne mbledhjen e saj te pare, zgjedh  Bordin Kordinues prej 8  anetaresh, perfshire bashkekryetaret.  Bordi Kordinues, nen drejtimin e bashkekryetareve, drejton punen e perditshme dhe mblidhet sa here te jete e nevojshme.
  5. Keshilli Aleances, Perfaqesia dhe Bordi drejtues drejtohen nga dy bashkekryetaret.
  6. Te gjitha vendimet e Keshillit te Aleances,  Bordit dhe Bashkekryetareve merren vetem me konsensus.
  7. SPASH/FSASH  si perberese te Aleances se Sindikatave te Arsimit, ruajne anetaresine e tyre, vec e vec,  ne Konfederaten Boterore te Sindikatave te Arsimit, EI, dhe ne Konfederaten Europiane te Sindikatave ETUCE.
  8. Perfaqesia dhe Bordi nuk kane asnje kompetence urdheruese mbi funksionimin e brendshem statutor te te dy Sindikatave. 
  9. Ne kompetence te Perfaqesise, Bordit dhe bashkekryetareve te Aleances  jane:
  10. Diskutimi dhe hartimi i tematikes se perbashket te kerkesave qe i paraqiten punedhenesit dhe paraqitja si pale e vetme ne negocimet per plotesimet, ndryshimet dhe permiresimet e Kontrates Kolektive te Punes, ne te gjitha nivelet.
  11. Organizimi i manifestimeve, protestave, grevave dhe levizjeve te tjera te perbashketa.
  12. Hartimi dhe stabilizimi perfundimtar i listave te anetaresise sindikale qe aderojne ne Aleancen e Sindikatave te Arsimit, duke i dhene fund shfaqjeve antiligjore te politizimit te sindikatave dhe levizjeve te sindikalisteve nga njera sindikate te tjera sipas rotacioneve te pushtetit.
  13. Modeli i listave te anetaresise ne Aleance hartohet nga Bordi dhe miratohet nga Perfaqesia. Keto lista jane dokumenti i vetem legal qe perdoren para punedhenesit per te provuar shkallen e perfaqesimit dhe legjitimitetin e Aleances si force e bashkuar sindikale.
  14. Listat e anetaresise te Aleances jane te perhershme. Ato nenshkruhen nga te dy bashkekryetaret e Aleances ose perfaqesuesit e tyre ne nivelin e dyte. Keto lista paraqiten prane DAR/ZA-ve dhe kane vlere per nivelin e perfaqesimit te perbashket dhe per ndalimin e kuotizacionbit sindikal, i cili xhirohet ne llogarite perkatese te FSASH dhe SPASH ne masen 50 perqind me 50 perqind, mbeshtetur ne Kontraten Kolektive te Punes te nivelit te pare.
  15. Per te mos cenuar dhe garantuar funksionimin organizativ dhe statutor te SPASH dhe FSASH vec e vec, si dhe per efekt te zgjedhjes se strukturave te tyre drejtuese ne te gjitha nivelet, seksionet sindikale te seciles pale,  ruajne listat e brendshme te anetaresise se tyre. 
  16. Keshilli Kombetar i SPASH dhe Keshilli Drejtues i FSASH  e konsiderojne krijimin e Aleances midis tyre si nje nivel te ri bashkepunimi, si nje etape te re te emancipimit sindikal ne sektorin e arsimit, si nje mundesi reale per fuqizimin dhe demokratizimin e metejshem te levizjes sindikale.  

KESHILLI DREJTUES I FSASH                    KESHILLI KOMBETAR I SPASH