Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

AKTIVITETE NE JAVEN E VEPRIMEVE GLOBALE PER ARSIMIN
21 – 27 prill 2013

Organizimi i aktiviteteve ne kuadrin e Javes se Veprimeve Globale per Arsimin, po behet tashme nje tradite per dy sindikatat tona te arsimit, FSASH dhe SPASH.
Nepermjet angazhimit te tyre, ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, MASH, dhe me partnere te tjere te Koalicionit per Arsimin ne Shqiperi, keto aktivitete po organizohen gjithnje e me mire dhe me nje pjesemarrje gjithnje e me te gjere, duke perfshire me shume mesues, prinder e nxenes dhe aktore te tjere.
Mbeshtetur nga Federerata Nderkombetare e Arsimit, EI, dhe me kontributet e veta, ato organizuan nje sere aktivitetesh gjate gjithe Javes, 21 deri ne 27 prill 2013.
Nje material i hollesishem mbi situaten ne lidhje me mesuesit e kualifikuar ne vendin tone, u pergatit me kete rast, mbeshtetur edhe ne materialet e derguara nga ana e EI, i cili u shpernda per te gjithe drejtuesit e sindikatave tona ne qarqe e rrethe.
Nje Poster i vecante, i pergatitur me kete rast nga Koalcioni, u shpernda dhe u afishua ne shume shkolla e ambiente te tjera arsimore.

Takim Kombetar ne Tirane

Nje Takim i rendesishem u organizua nga FSASH e SPASH, ne bashkepunim me MASH, ne sallen e kesaj Ministrie, ne daten 23 prill 2013.
Me shume se 60 mesues e drejtues lokale nga shkollat e Tiranes Qytet dhe Tiranes Qark, si edhe perfaqesues nga Qendra per te Drejtat e Femijeve, CRCA, moren pjese ne kete Takim.
Fjala e Hapjes, ne emer te dy sindikatave te Arsimit, u mbajt nga Kryetari i FSASH-it, Xhafer Dobrushi, i cili vuri ne dukje angazhimin e ketyre sindikatave per pergatitjen dhe trajnimin e vazhdueshem te mesuesve, per te siguruar nje arsim cilesor per te gjithe nxenesit, si edhe per mobilizimin e mesuesve, nxenesve e prinderve per rregjistrimin dhe mbajtjen e te gjithe nxenesve ne shkolle dhe per eliminimin e punes se femijeve.


Zevendes Ministri i Arsimit dhe Shkences, Halit Shamata, pasi vleresoi rolin e sindikatave te arsimit per organizimin e ketyre aktiviteteve, foli ne lidhje me angazhimin e te gjitha strukturave te Ministrise se Arsimit e Shkences dhe Drejtorive Rajonale e Zyrave Arsimore per permiresimin e vazhdueshem te gjendjes ne lidhje me pergatitjen, rekrutimin dhe trajnimin e vazhdueshem te mesuesve, si nje parakusht per nje arsim cilesor per te gjithe.
Ai permendi struktuart e posacme qe jane ngritur nga ana e Ministrise per trajnimin e mesuesve, si edhe per Ligjin per Arsimin Parauniversitar, duke permendur edhe rolin e FSASH e SPASH ne procesin e pergatitjes se draftit te ketij Ligji.
Zoti Halit Shamata theksoi se aktualisht ne vendin tone kemi mesatarisht nje mesues te kualifikuar per 17 nxenes dhe teknologjia e mesimdhenies ka bere progres te dukshem duke patur mesatarisht nje kompjuter per 7 nxenes.
Ne vijim, Drejtori i Mardhenieve me Publikun ne SPASH, Nevrus Kaptelli, pasi vleresoi bashkepunimin me MASH dhe me Drejtorite dhe Zyrat Arsimore perkatese, theksoi angazhimin e sindikatave per zhvillimin progresiv te arsimit, duke permendur edhe disa nga aktivitetet e organizuara ne kuadrin e zbatimit te projekteve dhe te Javes se Veprimeve Globale per Arsimin.

Sekretari i Pregjithshem i FSASH-it, Stavri liko, foli per disa nga rezultatet dhe detyrat qe u shtruan ne Konferencen Nderkombetare organizuar ne Kampala te Ugandes, ne datat 18-19 prill 2013, si edhe per Deklaraten e miratuar ne kete Konference, duke u ndalur sidomos tek disa nga detyrat e Qeverise dhe te institucioneve te tjera arsimore per te mbajtur te gjithe nxenesit ne shkolle dhe per eliminimin e punes se femijeve. Mesues e drejtues lokale te sindikatave bene pyetje dhe moren pjese ne diskutime mbi problemet qe i shqetesojne ne lidhje me kualifikimin e mesuesve.

Takim Rajonal ne Durres

Nje Takim i vecante u organizua ne Durres, ku moren pjese me shume se 40 mesues e drejtues lokale te sindikatave, si edhe drejtuesit kryesore te FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, dhe perfaqesuesi i DAR Durres, Gani Mece
Takimin e hapi Drejtori i Mardhenieve me Publikun ne SPASH, Nevrus Kaptelli, i cili nenvizoi rolin e SPASH dhe FSASH per organizimin e aktiviteteve me rastin e Javes se Veprimeve Globale per Arsimin, si edhe rendesine e temes se ketij viti, mbi kualifikimin profesional te mesuesve.
Ne vijim, Sekretai i Pergjithshem i FSASH, Stavri Liko,  foli gjeresisht mbi Javen e Veprimeve Globale per Arsimin, rolin e Federates Boterore te Arsimit, EI, dhe te Fushates Globale per Arsimin, GCE per mbeshtetjen per organizimin e ketyre aktiviteteve, si edhe per Temen kryesore te kesaj Jave per kete vit, duke permendur fakte mbi gjendjen e mesuesve te kualifikuar ne nivel boteror dhe ne vendin tone, per aktivitetet dhe mesazhet qe transmetojne keto aktivitete, per kerkesat kryesore te FSASH dhe SPASH nga Qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit dhe Shkences etj.
Ai foli, gjithashtu, mbi Konferencen e organizuar nga HIVOS dhe Fushata “Ndal Punes se Femijeve”, ne Kampala te Ugandes, ne prill te ketij viti per rregjistrimin dhe mbajtjen e te gjithe nxenesve ne shkolle, si edhe per Deklaraten e miratuar ne kete Konference mbi eliminimin e Punes se femijeve, duke e vene theksin tek detyrimet qe kane Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkences ne vendin tone per arsimimin e te gjithe femijeve dhe eliminimin e punes se femijeve.


Perfaqesuesi i DAR Durres, Gani Mece, foli mbi gjendjen ne lidhje me kualifikimin e mesuesve ne qarkun e Durresit dhe per perpjekjet e kesaj Drejtorie, ne bashkepunim me sindikatat e arsimit ne kete rreth, per punesimin dhe trajnimin e vazhdueshem te mesuesve.
Drejtuesit lokale te SPASH e FSASH, Sadik Reci e Bashkim Shyle, si edhe mesues pjesemarres ne Takim folen ne lidhje me problemet qe ata kane ne nivel seksionesh  dhe ne shkollat perkatese, si edhe per nevojen per me shume vemendje nga DAR Durres ne lidhje me trajnimin e vazhdueshem profesional te mesuesve.

Takim Rajonal ne Lezhe

Nje Takim i ngjajshem u organizua, ne kete kuader, nga dy sindikatat tona te Arsimit edhe ne rrethin e Lezhes.
Mesues, drejtues sindikaliste, drejtore shkollash, Kryetari i SPASH-it, Bajram Kruja, si edhe Drejtori i Zyres Arsimore te Lezhes, Kastriot Kodheli, moren pjese ne kete Takim.
Rreth temes, “Cdo Nxenes ka Nevoje per Mesues: Mesues te Kualifikuar per te Gjithe” foli Drejtori i Marredhenieve me Publikun ne SPASH, Nevrus Kaptelli, i cili, pasi permendi rendesine e Javes se Veprimeve Globale per Arsimin, foli mbi rolin e sindikatave te arsimit dhe aktivitetet qe zhvillohen ne vendin tone, duke u perqendruar sidomos tek nevoja e kualifikimit te vazhdueshem profesional te mesuesve.


Ne lidhje me temen, ne kushtet e rrethit te Lezhes folen edhe kryetaret e Seksioneve te SPASH dhe FSASH per kete rreth, Pjeter Prenga dhe Ndue Luli.
Te pranishmeve u foli edhe Kryetari i SPASH, Bajram  Kruja, cili vleresoi punen e bere nga dy sindikatat e arsimit ne kete rreth dhe u ndal ne disa nga arritjet e tyre ne marredheniet me punedhenesin, te sintetizuara ne Kontraten Kolektive te Punes dhe Ligjin per Arsimin Parauniversitar, duke u perqendruar sidomos tek detyrimet per kualifikimin profesional te mesuesve.
Takimi u pershendet edhe nga Drejtori i Zyres Arsimore te Lezhes, Kastriot Kodheli

 

Takime te tjera u organizuan ne kuadrin e Javes se Veprimeve Globale per Arsimin edhe ne  shume seksione te rretheve te tjera ne shkalle vendi, si ne Tirane, Vlore, Elbasan, Korce, Fier etj.

Aktivitete  te tilla u organizuan edhe nga Koalicioni per Arsimimin e Femijeve ne Shqiperi, ku muaren pjese edhe perfaqesues te dy sindikatave tona te arsimit.