Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Sindikata Holandeze e Arsimit, AOb, kontribuon
per mesuesit dhe nxenesit e prekur nga permbytjet ne zonen e Shkodres

 

Pasi eshte informuar mbi efektet e permbytjes ne zonen e Shkodres, Sindikata Holandeze e Arsimit, AOb, ka shprehur solidaritetin me mesuesit dhe nxenesit e prekur nga keto permbytje, nepermjet nje kontributi kuptimplote per disa mesues e nxenes te ketyre zonave.

 

 

Dy sindikatat shqiptare te arsimit, FSASH dhe SPASH, ne bashkepunim me perfaqesuesit e tyre ne Shkoder dhe me Drejtorine Arsimore Rajonale te Shkodres organizuan dhenien e ndihmave per 24 mesues nga 10 shkollat me te prekura te ketij rrethi, si edhe per 106 nxenes, pothuajse te te gjitha klasave te Shkolles “Prek Cali” ne Malin e Jushit.

 

 

Dy ceremoni modeste u organizuan me kete rast.

Nje Takim me pjesemarrjen e 24 mesuesve u organizua ne Shkoder ne daten 28 dhjetor 2010, ku moren pjese edhe drejtuesit kryesore te te dy sindikatave shqiptare te arsimit, FSASH e SPASH, Z. Xhafer Dobrushi dhe Z. Bajram Kruja, si edhe Drejtoresha e Drejtorise Arsimore Rajonale te Shkodres, Zj. Atrida Ferketi

 

 

Te dy kryetaret e sindikatave folen ne lidhje me bashkepunimin me sindikaten Holandeze te Arsimit, AOb dhe rendesine e ketij solidariteti e kontributi. Nderkohe Drejtoresha e Arsimit vleresoi kontributin dhe falenderoi AOb per kete ndihme, duke e konsideruar ate shume te rendesishme, ne radhe te pare si nje gjest solidariteti.

 

 

Nje tjeter ceremoni u organizua ne Shkollen “Prek Cali”, ku moren pjese mesues e nxenes te kesaj shkolle, drejtori i shkolles, Balto Lacini, etj.
Ne kete ceremoni moren pjese, gjithashtu, Drejtoresha e Drejtorise Arsimore Rajonale, Atrida Ferketi dhe kryetaret e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja

 

 

Gjate kesaj ceremonie, disa nxenesve, sidomos nga klasat e ulta te kesaj shkolle, iu shperndane xhupa te siguruar nga ndihma e AOb. Drejtori i shkolles, mesuesit dhe nxenesit pjesemarres ne kete ceremoni falenderuan AOb dhe dy sindikatat shqiptare te arsimit per kete kontribut e perkujdesje dhe siguruan se ata do te bejne te gjitha perpjekjet per t’i kapercyer sa me pare pasojat e kesaj permbytjeje.

 

 

Stacioni televiziv Shkodra 1 dhe TV Klan transmetuan lajme mbi kete ceremoni, duke vleresuar kontributin e AOb dhe angazhimin e sindikatave shqiptare te arsimit, FSASH e SPASH, per te ndihmuar mesuesit dhe nxenesit e prekur nga permbytjet ne zonen e Shkodres.