Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Aktivitete ne zbatim te Projektit me AOb 

Takime te Grupeve te Monitorimit dhe aktivitete te tjera ne shkollat "Nuci Naci" dhe "Ismail Qemali" ne Korce

Pas zbatimit me sukses te Projektit tre vjecar me Sindikaten Holandeze te Arsimit, AOb: “Mobilizimi i mesuesve dhe organizimi i aktiviteteve konkrete per parandalimin dhe eliminimin e largimeve nga shkolla dhe te punes se femijeve ne rrethin e Korces ” filloi zbatimi i vitit te pare te te njejtit Projekt ne shkollat “Nuci Naci” dhe “Ismail Qemali” ne qytetin e Korces.

Ne vijim te zbatimit te ketij Projekti, ne daten 13 nentor 2013, ne te dy shkollat u organizuan takime te vecanta me anetaret e Grupeve te Monitorimit, ku u analizua puna e bere, rezultatet e arritura, situata aktuale dhe detyrat per periudhen ne vijim.

25 pjesemarres, perfshire mesues, nxenes e prinder, anetare te ketyre Grupeve, si edhe drejtori i shkolles, Stavri Cano, moren pjese ne takimin e organizuar ne shkollen "Nuci Naci".
24 pjesemarres, perfshire mesues, nxenes e prinder, anetare te ketyre Grupeve, si edhe drejtori i shkolles, Ylli Kreka, moren pjese ne takimin e organizuar ne shkollen “Ismail Qemali”

Ne te dy takimet moren pjese, gjithashtu, Kryetari i FSASH, Xhafer Dobrushi, dhe Kryetari i SPASH, Nevrus Kaptelli, si edhe drejtuesit e seksioneve te FSASH, dhe SPASH, te rrethit te Korces, Albina Peppo dhe Rajmonda Grabocka.

Drejtuesit e Grupeve te Monitorimit, Sonela Mano, ne shkollen “Nuci Naci” dhe Thomaq Ninka, ne shkollen “Ismail Qemali”, mbajten raporte mbi masat pergatitore qe ishin mare ne te dy shkollat, mbi punen e bere, rezultatet e arritura, problemet me te cilat jane ndeshur mesuesit, prinderit e nxenesit per realizimin e objektivave te Projektit, si edhe per detyrat qe duhet te ndiqen ne te ardhmen.

Mesuesit Viktora Vllahu, Bukurie Hyska, Loreta Mihal, Elsa Tona, ne shkollen “Nuci Naci” dhe Liljana Duni, Nadia Kondili, Altin Collaku, Ardiana Mecollari, ne shkollen “Ismail Qemali”, folen mbi perparimin e bere dhe gjendjen aktuale ne lidhje me nxenesit qe kane braktisur shkollen dhe/ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate ne Grupet perkatese.


Nxenes dhe prinder, anetare te ketyre Grupeve ne te dyja shkollat, si edhe te dy kryetaret e FSASH e SPASH, moren pjese, gjithashtu, ne diskutime dhe ndane opinionet me mesuesit dhe pjesemarresit e tjere.


Anetaret e Grupeve te Monitorimimt folen konkretisht, duke i analizuar nje per nje te gjithe nxenesit me te cilet punojne ne grupin perkates, punen qe kane bere me secilin prej tyre, metodat e perdorura, permiresimet e bera dhe planet qe kane per te ardhmen. Ata theksuan se kjo pune po bazohet tek pyetesoret e plotesuar per secilin nga keta nxenes, si edhe tek planet individuale te nderhyrjes, te pergatitur per secilin prej nxenesve subjekt i ketij Projekti.

Konkluzioni nga keto diskutime ishte qe puna pergatitore ka qene efektive dhe puna konkrete me nxenesit po jep rezultatet e para ne te dyja shkollat, duke i permendur ato konkretisht:


Ne shkollen e "Nuci Naci" nga 10 nxenes qe kane braktisur shkollen, njeri prej tyre eshte kthyer ne shkolle dhe nje tjeter ka bere progres dhe pritet te kthehet ne shkolle, nderkohe qe nga 32 nxenes qe jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, kane dale nga rreziku 4 prej tyre, te cilet po vijojne shkollen rregullisht dhe kane permiresuar rezultatet ne mesime, nderkohe qe 2 te tjere kane bere permiresime ne keto drejtime.

Ne shkollen "Ismail Qemali" nga 11 nxenes qe kane braktisur shkollen, jane kthyer ne shkolle 3 prej tyre, nderkohe qe nga 37 nxenes qe jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, kane dale nga rreziku 6 prej tyre, te cilet po vijojne rregullisht ne shkolle, dhe kane permiresuar rezultatet ne mesime, nderkohe qe 2 te tjere kane bere permiresime, sidomos persa i perket vijimit ne shkolle.


Te gjitha keto aktivitete dhe rezultate jane paraprire nga masa efektive pergatitore, perfshire evidentimin e gjendjes, organizimin e Grupeve te Monitorimit, Takimet e para te ketyre Grupeve dhe Takimet Pergatitore, te cilat u zhvilluan ne mesin e shtatorit te ketij viti, menjehere sapo filloi viti shkollor, si edhe plotesimi i formulareve per secilin prej ketyre nxenesve.

Kjo menyre e organizimit te punes ne kuadrin e ketij Projekti, mbi bazen e Grupeve te Monitorimit, eshte vetem per te rritur pergjegjesine e punes konkrete me nxenesit, por nderkohe, te gjithe mesuesit dhe shume nga nxenesit, si edhe disa perinder jane te gjithe te perfshire ne punen konkrete dhe puna per realizimin e objektivave te Projektit behet ne menyre te perbashket, edhe me aktore te tjere brenda dhe jasht shkolles.

Nje ndikim te drejtperdrejte pozitiv ka patur ne kete drejtim shperndarja, me ceremoni te posacme, e mjeteve shkollore per 80 nxenesit me ne nevoje nga keto dy shkolla, gje qe u be e mundur me kontributin e ketij Projekti te sindikates Holandeze te arsimit, AOb, si edhe me kontributin e te dy sindikatave tona te arsimit, FSASH e SPASH.


Duke qene se gjat diskutimeve u theksua se 6 nxenes nuk vijone shkollen vetem per shkak se familjet e tyre nuk jane ne gjendje te blejne tekstet shkollore dhe materialet e tjera qe nevojiten per shkollen, te dy kryetaret, Xhafer Dobrushi dhe Nevrus Kaptelli, vendosen te mbeshtesin financiarisht keto familje dhe porositen drejtoret dhe mesuesit e te dy sghkollave te bejne menjehere blerjet e nevojshme, te cilat do te paguhen nga dy sindikatat e arsimit, FSASH dhe SPASH.

Per keto dy shkolla nga ana e FSASH e SPASH, u blene dhe u vune ne dispozicion, gjithashtu, nga nje qender zeri per secilen shkolle, per te cilat nga ana e drejtuesve dhe mesusve jane bere vleresime te vecanta.

Pjesemarresit ne keto aktivitete, si edhe drejtuesit e shkollave, te gjithe mesuesit dhe nxenesit, vleresojne shume kete mbeshtetje nga sindikata e arsimit e Holandes AOb dhe premtojne se do te punojne edhe me shume per realizimin e objektivave te ketij Projekti.