Home About FSASH-SPASH Stop Child Labour Activities Schedule Photo Gallery Magasine  Contacts

 

 

 

Takime Pergatitore dhe te Grupeve te Monitorimit, organizuar ne shkollat

“Naum Veqilharxhi” dhe “Shkolla e Re” ne Korce, ne kuadrin e zbatimit te Projektit me Sindikaten Holandeze te Arsimit, AOb

 

Eshte viti i peste radhazi qe, edhe me kontributin e sindikates holandeze te arsimit, AOb, ne disa shkolla te qytetit te Korces, sindikatat tona te arsimit, FSASH dhe SPASH, jane duke zbatuar Projektin “Mobilizimi i mesuesve dhe organizimi i aktiviteteve konkrete per parandalimin dhe eliminimin e largimeve nga shkolla dhe te punes se femijeve ne rrethin e Korces ”

Pas zbatimit me sukses te ketij Projekti ne shkollat "Naim Frasheri", "Asdreni", "Ismail Qemali, dhe "Nuci Naci", kete vit shkollor ky Projekt filloi te zbatohet ne shkollat "Naum Veqilharxhi" dhe "Shkolla e re", nderkohe qe shkollat e mepareshme vazhdojne te punojne, sipas pervojes se fituar ne vitet e meparshme.

Drejtuesve te Grupeve te Monitorimit dhe secilit prej anetareve te ketyre Grupeve, iu shperndane letra udhezuese ku percaktohen detyrat kryesore ne kuadrin e zbatimit te ketij Projekti, si edhe pyetesore per secilin nga nxenesit subjekt i ketij Projekti.

Pas takimeve paraprake, organizuar nga mesi i shtatorit, ne daten 8 tetor 2014, ne te dyja shkollat u organizuan Takime te vecanta Pergatitore dhe Takime te Grupeve te Monitorimitme pjesermamjen e perfaqesuesve nga te dyja keto shkolla.

Kryetari i FSASH, Xhafer Dobrushi, hapi takimet ne te dyja shkollat, duke folur mbi angazhimin e FSASH dhe SPASH, per te mobilizuar mesuesit dhe per te mbeshtetur punen e tyre per mbajtjen e te gjithe nxenesve ne shkolle, per uljen e braktisjes se shkolles dhe per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve. Ai foli, gjithashtu, mbi pervojen e fituar ne disa shkolla te qytetit te Korces, si edhe ne disa rrethe te tjera, ku keto sindikata kane punuar dhe vazhdojne te punojne konkretisht, te mbeshtetura edhe nga sindikatat holandeze AOb e FNV, si edhe nga EI, ILO-IPEC etj.

Kordinatori i Projektit, Stavri Liko, beri Prezantimin mbi objektivat e Projektit, aktivitetet qe do te organizohen, programin e punes qe do te zbatohet, metodat qe do te perdoren gjate zbatimit te ketij Projekti, duke informuar, gjithashtu, qe ky Projekt behet i mundur ne saje te kontributit te Sindikates Holandeze te Arsimit, AOb, e cila eshte duke i mbeshtetur sindikatat tona te arsimit, FSASH e SPASH, per te pestin vit radhazi ne angazhimin e tyre per mbajtjen e nxenesve ne shkolle dhe eliminimin e punes se femijeve


Drejtuesit e Grupeve te Monitorimit, mesuesi Xhemlin Koleci, shkolla “Naum Veqilharxhi” dhe mesuesja Mimoza Beqirllari, “Shkolla e Re”, folen mbi masat pergatitore qe jane marre, punen pergatitore qe eshte bere, perberjen e Grupeve te Monitorimit, objektivat per cdo grup e per cdo mesues anetare te ketyre Grupeve, angazhimin qe kerkohet, jo vetem nga pjeseamrresit ne keto takime, por edhe nga te gjithe mesuesit, nxenesit e prinderit, per nje pune konkrete me secilin prej nxenesve qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate.

Te dy Drejtoret e shkollave, Albert Damjaneci, shkolla “Naum Veqilharxhi” dhe Romeo Rapo shkolla “Shkolla e Re”, shprehen mendimet e tyre ne lidhje me situaten ne secilen prej shkollave respektive, angazhimin per realizimin e objektivave te Projektit dhe domosdoshmerine e bashkepunimit me te gjithe aktoret e perfshire ne kete Projekt brenda dhe jasht shkolles.

Ne vijim, drejtuesit e grupeve, si edhe mesues, nxenes e prinder, shprehen mendimet e sugjerimet e tyre per situaten dhe menyren e organizimit te punes ne zbatim te ketij Projekti, ne perfundim te te cilave u miratuan objektivat perkatese.

Ne shkollen  “Naum Veqilharxhi”, nga 18 nxenes qe kane braktisur shkollen, shumica prej te cileve punojne, objektivi eshte qe te terhiqen nga puna dhe te rikthehen ne shkolle te pakten 13 prej tyre, ndersa nga 57 nxenes qe jane ne rrezik per te braktisur shkollen, objektivi eshte qe te dalin nga ky rrezik dhe te integrohen plotesisht ne shkolle, te pakten 54 prej tyre.

Ne shkollen  “Shkolla e Re”, nga 17 nxenes qe kane braktisur shkollen, shumica prej te cileve punojne, objektivi eshte qe te terhiqen nga puna dhe te rikthehen ne shkolle te pakten 12 prej tyre, ndersa nga 76 nxenes qe jane ne rrezik per te braktisur shkollen, objektivi eshte qe te dalin nga ky rrezik dhe te integrohen plotesisht ne shkolle, te pakten 71 prej tyre.

Organizatoret ishin shume optimiste nga puna e bere, sidomos ne Shkollen “Naum Veqilharxhi” ku drejtuesit e Grupeve te Monitorimit informuan mbi rezultatet e arritura qe prej fillimit te vitit shkollor dhe shpalljes se Projektit, duke permendur me emra nxenesit subjekt i ketij Projekti dhe progresin e bere gjate kesaj periudhe.

Edhe me konkrete ishin diskutimet ne mbledhjet e Grupeve te Monitorimit, qe u zhvilluan ne vijim.

Ne fillim u be e ditur perberja e Grupeve te Monitorimit, 4 Grupe ne secilen prej shkollave, secili prej 5 anetaresh, (3 mesues, 1 nxenes, 1 prind), si edhe u konfirmuan drejtuesit e tyre: Mesuesi Xhemlin Koleci ne shkollen “Naum Veqilharxhi” dhe mesuesja Mimoza Beqirllari ne shkollen “Shkolla e Re”.

Ne vijim u be ndarja e nxenesve qe kane braktisur shkollen dhe atyre qe jane ne rrezik per ta braktisur ate sipas grupeve.

Ne shkollen “Naum Veqilharxhi” cdo Grup eshte pergjegjes per 4-5 nxenes qe kane braktisur shkollen dhe per 14-15 nxenes qe jane ne rrezik per te braktisur shkollen.

Ne shkollen “Shkolla e Re” cdo Grup eshte pergjegjes per 4-5 nxenes qe kane braktisur shkollen dhe per 18-19 nxenes qe jane ne rrezik per te braktisur shkollen.


Ne keto takime u diskutua gjeresisht edhe per metodat e punes konkrete qe do te perdoren, per plotesimin e pyetesoreve, per hartimin e planeve individuale te nderhyrjes per cdo nxenes qe ka braktisur shkollen ose eshte ne rrezik per ta braktisur ate.

 

Nje moment shume i rendesihem ne keto Takime ishte shperndarja e mjeteve shkollore per 80 nxenes, nga 40 per secilen prej ketyre shkollave, ne te cilat ndodheshin me shume se 12 artikuj shkollor per cdo cante shkollore.

Per kete qellim u organizuan ceremoni te posacme, me pjesemarrjen edhe te drejtuesve te shkollave, Albert Damjaneci e Romeo Rapo, si edhe te kryetareve te FSASH dhe SPASH, Xhafer Dobrushi e Nevrus Kaptelli.


 Pjesemarresit dhe drejtuesit e shkollave, vleresuan shume kete mbeshtetje nga ana e Sindikates holandeze te arsimit, AOb, per 80 nxenesit nga familje ne nevoje, te cilat e kane te pamundur per te siguruar mjetet shkollore per femijet e tyre dhe shprehen angazhimin e tyre per realizimin e objektivave te ketij Projekti

Ne nje Tryeze te organizuar ne Tirane, ne daten 3 tetor, me rastin e Dites Boterore te Mesuesve, ne prani te me shume se 70 pjesemarresve, perfshire Zv/Ministren e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, Zv/Ministren e Mireqenies Sociale dhe Rinise, Genta Sula, anetare te Parlamentit shqiptar dhe institucioneve te tjera, u fol edhe per kete Projekt dhe per kontributin e AOb qe prej me shume se 14 vjetesh, jo vetem per mbeshtetjen e FSASH e SPASH ne angazhimin e tyre per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, por edhe per konsolidimin e ketyre sindikatave dhe demokratizimin e sistemit arsimor ne vendin tone.