Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Seminar trajnues dhe aktivitete kulturore-artistike e sportive
organizuar ne Korce ne zbatim te Projektit me AOb

Sipas Programit perkates, nje Seminar dyditor dhe shume aktivitete kulturore, artistike e sportive u organizuan ne dy shkollat e Korces, “Ismail Qemali” dhe “Nuci Naci”, ne datat 3 dhe 4 maj 2013.
Ne Seminar moren pjese 39 pjesemarres; mesues, nxenes, prinder, anetare te Grupeve te Monitorimit, dhe te tjere qe jane me aktive ne angazhimin per zbatimin e ketij Projekti per uljen e braktisjes se shkolles dhe parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.
Seminari dhe aktivitetet u ndoqen me interes edhe nga kryetari i FSASH, Xhafer Dobrushi, Drejtori i Mardhenieve me Publikun ne SPASH, Nevrus Kaptelli, drejtueset e seksioneve sindikale te SPASH-it, Albina Peppo dhe FSASH, Rajmonda Grabocka, si edhe Drejtoret e te dy shkollave “Ismail Qemali”, Ylli Kreka, dhe “Nuci Naci”, Stavri Cano.
Seminari u organizua ne tre seanca te ndryshme.


Ne Seancen e pare, ish menaxherja Kombetare e Zyres se ILO-IPEC ne Tirane, Etleva Vertopi, beri prezantimet mbi:
- Standardet Nderkombetare dhe Legjislacion Kombetar per mbrojtjen e femijeve dhe parandalimin e eliminimin e punes se femijeve, elementet e sistemit te monitorimit te punes se femijeve, praktikat e mira, mesimet e nxjerra gjate ketyre viteve te fundit per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve ne Korce dhe ne nivel kombetar.
- Paketen SCREAM, "Mbeshtetje e te Drejtave te Femijeve, nepermjet Arsimimit, Artit dhe Medias", si mundet qe mesuesit dhe drejtuesit e sindikatave te ngrene ndergjegjshmerine e nxenesve kunder formave me te keqija te punes se femijeve dhe si mund ta perdorin ata paketen SCREAM.
- Manualin mbi Arsimin Joformal, Metodat e mesimdhenies, duke patur ne qender nxenesin, stilet e te mesuarit, menyrat e mesimdhenies efektive etj.
Shpjegimet, sidomos per Modulet e Paketes SCREAM, u shoqeruan me ushtrime praktike per module te vecanta, me pjesemarrjen interaktive te mesuesve e nxenesve te pranishem ne Seminar.


Diskutimet e pjesemarresve vijuan keto shpjegime, duke bere edhe propozime konkrete per permiresimin e legjislacionit shqiptar e sidomos per zbatimin e legjislacionit ekzistues, si edhe per mundesine e disa ndryshimeve edhe ne kurrikulat dhe oret ekstrakurrikulare, mbi bazen e elementeve te ketyre materialeve.
Ne Sancen e Dyte, Kordinatori i zbatimit te Projektit, Stavri Liko, beri nje prezantim te hollesishem te botimit "Eliminimi i Punes se Femijeve, nje Ceshtje e Rendesishme Sindikale", botuar me mbeshtetjen e sindikates se arsimit te Holandes, AOb, ne kuadrin e ketij Projekti, duke u perqendruar sidomos ne Udhezimet praktike mbi angazhimin e sindikatave, mesuevse dhe aktoreve te tjere per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.
Ai permendi detyrimin e sindikatave ne nivel shkolle per te mobilizuar mesuesit per  minimizimin e braktisjes se shkolles dhe per te bashkepunuar me aktoret e tjere per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.


Diskutimet gjate kesaj seance ishin shume konkrete, te bazuara ne pervojen reale qe mesuesit, nxenesit e prinderit kane perfituar gjate ketyre tre vjeteve te fundit, ne procesin e zbatimit te ketij Projekti.
Gjate Seances se Trete, pjesemarresit ne seminar u perqendruan ne analizen e gjendjes konkrete per realizimin e objektivave te Projektit, punen e bere, metodat e perdorura, konkluzionet qe dalin, deyrat per te ardhmen etj.
Drejtueset e Grupeve te Monitorimit Thomaq Ninka, (Shkolla “Ismail Qemali” dhe Sonela Mano, (Shkolla “Nuci Naci”),  mbajten raporte te hollesishme mbi punen e bere, problemet me te cilat ata ndeshen, progresin e bere dhe detyrat kryesore qe duhet te ndiqen per zbatim ne vijim.
Mesuesit Edlira Mitre, Altin Collaku, Irena Kocaqi, Adriana Mecollari ne shkollen “Ismail Qemali” dhe mesueset Bukurie Hyska, Mariana Cifligu, Besa Furxhi and Viktora Vllahu, pergjegjese te Grupeve te Monitorimit ne shkollen “Nuci Naci” folen ne emer te Grupeve perkatese, duke analizuar nje per nje cdo nxenes subjekt i ketij Projekti, duke permendur me emra nxenesit e rikthyer ne shkolle, ata qe kane dale tashme nga rreziku i braktisjes dhe ata qe vazhdojne te punojne, duke percaktuar edhe drejtimet kryesore te punes per t'i rikthyer ata ne shkolle.
Gjate reportimeve dhe diskutimeve te shumta u permenden edhe rezultatet e arritura deri ne fazen e tanishme te zbatimit te ketij Projekti.


Ne shkollen “Ismail Qemali ”:
Nga 18 nxenes qe kishin braktisur shkollen, jane kthyer ne shkolle 9 nxenes, nderkohe qe vazhdon puna me 9 nxenesit e tjere qe mbeten problem per kete shkolle per vitin shkollor ne vazhdim.
Progres i dukshem eshte bere ne lidhje me nxenesit ne rrezik braktisje te shkolles. Nga 110 qe ishin te tille ne fillim te vitit shkollor, ne Seminar u raportua qe aktualisht kane dale nga ky rrezik 84 prej tyre, duke vijuar rregullisht ne shkolle dhe duke patur edhe permiresime ne pervetesimin e lendeve mesimore.


Ne shkollen “Nuci Naci”:
Nga 14 nxenes qe kishin braktisur shkollen, jane kthyer ne shkolle 10 nxenes, nderkohe qe vazhdon puna me nxenesit e tjere qe mbeten problem per vitin shkollor ne vazhdim.
Progres i dukshem eshte bere ne lidhje me nxenesit ne rrezik braktisje te shkolles. Nga 65 qe ishin te tille ne fillim te vitit shkollor, ne Seminar u raportua qe aktualisht kane dale nga ky rrezik 48 prej tyre, duke vijuar rregullisht ne shkolle dhe duke patur edhe permiresime ne pervetesimin e lendeve mesimore.


Drejtori i Shkolles “Ismail Qemali”, Ylli Kreka, vleresoi punen e bere nga mesuesit e kesaj shkolle me nxenesit ne meny individuale dhe me familjet e tyre, por nderkohe pranoi dhe vleresoi se erzultatet e shkolles “Nuci Naci” jane me te mira dhe ky eshte nje shembull se si mesueist tane mund te mesojne nga puna e mire e mesusve te shkolles “Nuci Naci”
Nepermjet diskutimeve te shumta, perfshire edhe ato te prinderve e nxenesve, ky Seminar ishte nje shembull se si mund te njihet e pergjithesohet me mire eksperienca midis shkollave te ndryshme, sidomos ne lidhje me nivelin e angazhimit, metodat e punes te perdorura, rezultatet e arritura etj, duke evidentuar sidomos hartimin e planeve te detajuara per cdo nxenes dhe punen efektive individuale me secilin prej tyre dhe me familjet perkatese.
Nje Plan Veprimi per periudhen ne vijim u diskutua dhe u miratua gjate ketij Seminari duke parashikuar elemente te hollesishme te punes konkrete individuale efektive me secilin prej nxenesve qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate.

 

Aktivitete te shumta kulturore-artistike dhe sportive u zhvilluan gjate ketyre dy diteve, me pjesemarrjen e me shume se 90 nxenesve nga ata qe jane rikthyer ne shkolle ose qe jane integruar, duke dale nga rreziku i braktisjes, si edhe te tjere nxenes nga te dy shkollat, te cilet jane dalluar ne aktivitete te kesaj natyre.
Bazuar edhe ne pervojen e vitit te kaluar, disa nga keto aktivitete, sidomos ato sportive, u organizuan ne formen e ndeshjeve midis dy shkollave, duke shpallur edhe fituesit e percaktuar nga gjyqtare e komisione te posacme.


Nxenesit Pamela Muco, Anxhelo Latka, Gabriela Gjeloshani, Franceska Sadik, Xhorxhina Oranlli, Mario Kupe nga shkolla “Ismail Qemali” dhe nxenesit Amina Xhafka, Sara Sylenji, Oljan Zyberi, Orenti Pajo, Aldo Xega, Daniel Selimi, Etleva Iftica, Franceska Xhambazi, Jonida Xhambazi, Brikena Kosturi, Stela Agolli etj, nga shkolla“Nuci Naci” ishin nder me te dalluarit qe muaren pjese ne aktivitetet e shumta kulturore e artistike dhe sportive qe u zhvilluan ne kete kuader.
Drejtuesit e shkollave dhe pjesemarresit ne keto aktivite bene shume vleresime dhe falenderime per sindikaten e arsimit te Holandes, AOb, per kete mbeshtetje konkrete, duke bere te mundur organizimin e ketyre aktiviteteve dhe arritjen e ketyre rezultateve.