Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

AKTIVITETE ME RASTIN E 5 TETORIT,
DITES BOTERORE TE MESUESVE

Ministria e Arsimit dhe Shkences, ne bashkepunim me sindikatat e arsimit FSASH/SPASH, organizojne cdo vit veprimtari te perbashketa kushtuar 5 Tetorit, Dites Boterore te Mesuesve.


Nje veprimtari e tille u organizua edhe kete vit ne mjediset e MASH, ku merrnin pjese mesues e drejtues sindikaliste nga qyteti dhe qarku i Tiranes, punonjes te arsimit, etj. Ndodheshin edhe Zv/Ministri i Arsimit e Shkences, z. Halit Shamata, Kryetari i FSASH z. Xhafer Dobrushi dhe Kryetari i SPASH, z. Bajram Kruja.


Z. Halit Shamata i pershendeti te pranishmit ne emer te Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Ai theksoi se 5 Tetori - Dita Boterore e Mesuesve, pervecse dite feste dhe veprimtarish ne gjithe sektorin e arsimit parauniversitar, eshte njekohesisht edhe nje moment reflektimi nga drejtuesit e arsimit, nga sindikatat dhe gjithe masa e mesuesve per plotesimin e objektivave madhore ne kete sektor, sic jane rritja e cilesise se mesimdhenies, krijimi i shanseve te barabarta per te gjithe nxenesit, zhvillimi dhe thellimi i reformes ne arsimin parauniversitar, etj.


Duke e lidhur kete dite me keto objektiva madhore, z. Shamata tha se MASH ka rene dakord me sindikatat e arsimit qe ne te ardhmen festimi i 5 Tetorit te mos kufizohet vetem ne nivel qendror, kryesisht ne Tirane dhe ne disa rrethe, por te behet ne cdo shkolle, ashtu sic eshte parashikuar edhe ne nenin 13/8 te Kontrates Kolektive te Punes.
Duke folur ne emer te te dy sindikatave te arsimit, z. Xhafer Dobrushi solli ne vemendje te te pranishmeve permbajtjen e vendimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara per Arsimin dhe Shkencen, UNESCO, ne baze te te cilit data 5 Tetor e cdo viti eshte percaktuar si Dita Boterore e Mesuesve.


Ai theksoi se festimi i kesaj Dite eshte nje rast per te perkujtuar nenshkrimin e Rekomandimit te ILO-s dhe UNESCO-s per Statusin e Mesuesve, qe u miratua me 5 Tetor te vitit 1966; eshte nje moment reflektimi per te analizuar se si implementohen ne cdo vend ne programet, strategjite dhe reformat e arsimit parauniversitar kerkesat e ketij Rekomandimi, te cilat perbejne standarde bashkekohore per nje arsim cilesor si kusht vendimtar per progresin e cdo vendi.
Pjesemarresit i pershendeti edhe zoti Bajram Kruja.


Ne kete veprimtari u nenvizua fakti qe kete vit 5 Tetori zhvillohet me nje tematike te vecante qe lidhet me barazine gjinore ne arsim. Pjesemarresit vune ne dukje se ne vendin tone nuk jane te pranishme fenomene te mosbarazise gjinore ne fushen e pagave, te punesimit apo aspekte te tjera qe perbejne diskriminim te hapur. Por sindikalistet theksuan se objekt i veprimtarise se tyre per barazine gjinore mbeten akoma disa aspekte qe lidhen me ngritjen e grave ne poste drejtuese ne shkolla ne shume zona te vendit si dhe me vendin qe zene grate sindikaliste ne organet drejtuese te sindikatave.

 

Aktivitete te tilla u organizuan nga seksionet sindikale te FSASH e SPASH edhe ne disa rrethe te tjera te vendit.