Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

FESTOHET 25 - VJETORI I KRIJIMIT TE FSASH

Me daten 30 prill 2016, ne hollin kryesor te Muzeut Historik Kombetar, u organizua ceremonia e festimit te 25-Vjetorit te krijimit te Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences te Shqiperise, FSASH.

Merrnin pjese sindikaliste, themelues te Federates ne qender e ne baze, veprimtare te dalluar dhe drejtues te FSASH. Ndodheshin edhe Zv/Ministrat a Arsimit, Zj. Nora Malaj e Rauf Dimraj, Kryetari i Komisionit Parlamentar te Edukimit dhe Medias, Z. Genc Pollo, drejtues te grupimeve te ndryshme sindikale nga Shqiperia dhe Kosova.


Fjalen pershendetese, ne emer te Kryesise se FSASH-it, e mbajti Kryetari i Federates, Z. Xhafer Dobrushi.


Te pranishmit i pershendeten Zv/Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Zj. Nora Malaj, Kryetari i Komisionit Parlamentar te Edukimit dhe Medias, Z. Genc Pollo, ish Kryetari KSSH-se, Z. Kastriot Muco, Kryetari i Sindikates se Bashkuar te Arsimit dhe Shkences te Kososves, Z. Rrahman Jashari, Kryeatri i SPASH-it, Z. Nevrus Kaptelli.


Sekretari i Pergjithshem i Federates, Z. Stavri Liko, ne emer te Keshillit Drejtues te Federates, shpalli emrat e sindikalisteve themelues dhe veprimtareve te dalluar, te cilet u rregjistruan ne Librin e Nderit te FSASH-it dhe u nderuan me Çertifikata Nderi.

Nga Fjala Pershendetese e Z. Xhafer Dobrushi:             

Sot, per te gjithe ne, per rreth 20.000 mesues, pedagoge dhe punonjes te tjere te arsimit, qe militojne ne sindikaten tone, eshte nje dite e shenuar dhe e gezuar, eshte dite feste.    25 vjet me pare, me 26 prill 1991, u themelua Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences te Shqiperise, qe njihet me siglen FSASH.
FSASH lindi si shprehje e vullnetit te mesuesve, pedagogeve dhe punonjesve te tjere te sistemit te arsimit dhe shkences, per te mbrojtur interesat dhe kerkesat e tyre sociale – ekonomike.


Ndryshimi i sistemit shoqeror-politik, permbysja e diktatures dhe perfshirja e vendit ne proceset demokratike, fitorja e pluralizmit, natyrshem u shoqeruan edhe me nevojen e krijimit te alternativave sindikale, te nje organizimi sindikal te pershtatshem per te mbrojtur ne kushtet e reja te ekonomise se tregut dhe pluralizmit politik, interesat dhe kerkesat e punemarresve, perfshire edhe punonjesit e arsimit.

Ne kushtet e mungeses totale te nje tradite dhe pervoje sindikale ne Shqiperine e para Luftes se Dyte Boterore dhe ne ekzistencen 40 vjecare te BP qe funksionin si leva dhe ripa transmisioni ne sistemin e diktatures se proletariatit, ndermarrja e nje organizimi te ri sindikal, ishte nje sfide e veshtire. Qe ne fillimet e vitit 1991 punonjesit, punemarresit u rreshtuan ne dy grupime relativisht te medha sindikale – ne KSSH dhe BSPSH.
Grupimi sindikal i KSSH, ku FSASH ishte nder sindikatat kryesore themeluese te profesionit, synonte per te krijuar nje sindikate mbi baza demokratike, vetvepruese, shprehje e zerit te punonjesve, qe peraqeson e mbron interesat sociale ekonomike te tyre, nje sindikate te pavarur nga shteti dhe partite politike, si nje alternative konkuruese ne levizjen e re sindikale qe po lindete, jo vetem ne arsim, por edhe ne gjithe sektoret e tjere te ekonomise dhe kultures se vendit.

Persa i perket FSASH, nder objektivat kryesore, qe u miratuan nga Konferenca themeluese, ishin mbrojtja e interesave ekonomike, sociale dhe profesionale te mesuesve, pedagogeve dhe punonjesve shkencor; nje vleresim me i mire i figures dhe punes se tyre. Krahas kerkesave per rritjen e pagave, per javen pesediteshe te punes, per kushtet e punes, per kohen e punes dhe te pushimit, per depolitizimin e shkolles, etj., u theksua nevoja per t’u siguruar mesimdhenesve nje status bashkekohor sipas standarteve te sindikatave europiane.

Ne keta 25 vjet te ekzistences, FSASH, nepermjet levizjeve sindikale dhe dialogut social, ka mundesuar arritjen dhe plotesimin e shume prej synimeve, qe i ideoi ne mbledhjen e pare themeluese dhe hap pas hapi, nepermjet veshtiresive dhe pengesave te shumta, arriti te krijoje nje vizion sindikal gjithnje e me te gjere, me largpames, me bashkekohor.  Si rezultat, FSASH eshte sot nje organizate sindikale e fuqishme, me dhjetra mije anetare, me struktura te forta e te konsoliduara, e shtrire ne te gjithe vendin, nga arsimi parashkollor deri te arsimi i larte, e afte per te ndermarre e udhehequr levizje masive sindikale, si dhe per te perballuar e zhvilluar nje dialog social  profesional,dinjitoz, te pergjegjshem, te vazhdueshem dhe te efektshem me punedhenesin ne te gjitha nivelet.

Me emrin e FSASH jane te lidhura levizje te medha sindikale, manifestime, protesta dhe greva, qe nga viti 1992 e ketej, te cilat kane synuar zgjidhjen e kerkesave me kryesore te sindikalisteve. Midis tyre, eshte per t’u vecuar Greva e Pergjithshme e Janarit 1999, si nje levizje kulmore sindikale ne arsim, si nje tregues i forces dhe pjekurise ne rritje te Federates.
 
Por, krahas levizjeve sindikale, FSASH ka vene ne krye te objektivave te saj zhvillimin e dialogut social. Kontratat Kolektive te viteve 1998, 2000, 2002, 2004, 2006, 2010 dhe 2015, te dialoguara dhe nenshkruara me Ministrine e Arsimit, nga njera kontrate ne tjetren, kane permiresuar bazat e institucionalizimit ligjor te marredhenieve punedhenes- punemarres, kane rritur cilesine dhe efektivitetin e dialogut duke i shtrire bisedimet dypaleshe ne gjithe problematiken jetike te sektorit te arsimit dhe duke i bere ato nje praktike dhe metode te vazhdueshme, te perhershme, gje qe u ka garantuar sindikalisteve dhe gjithe punonjesve te arsimit dhe shkences me shume garanci dhe standart ne marredheniet e tyre te punes dhe mbrojtjen sociale ligjore me te mundeshme ne kushtet e jetes shoqerore dhe politike te vendit tone ne keta 25 vite tranzicion. 

FSASH vleresohet sot nga organizmat nderkombetare ku eshte anetaresuar dhe nga partneret brenda vendit, si nje sindikate me standarte bashkekohore, mbasi arriti te kaperceje brenda nje dekade kuptimin e ngushte klasik dhe te njeanshem te orientimit sindikal, qe ne etapen e pare, ishte e pashmangshme. Ne kemi hedhur hapa te ndjeshem  ne lidhjen e ngushte midis kerkesave sociale ekonomike te anetareve dhe rritjes se angazhimit e marrjes se pergjegjesive konkrete nga sindikata ne procesin e reformimit e modernizimit te arsimit, duke angazhuar mijera mesues sindikaliste, me forma nga me te ndryshmet, ne punen per arritjen e objektivit madhor kombetar per nje arsim cilesor dhe krijimin e shanseve te barabarta per te gjithe, si nje kusht baze dhe vendimtar per progresin e pergjithshem shoqeror, kulturor dhe ekonomik te vendit. Tek ky konceptim i ri, bashkekohor, e kane burimin nismat dhe levizjet tashme pergjithesisht te konsoliduara per pjesemarrjen aktive te strukturave sindikale ne hartimin dhe zbatimin e politikave arsimore, per aftesimin profesional te mesuesve, per nje bashkepunim te programuar dhe efektiv te sindikatave me punedhenesin, me komunitetin e prinderve dhe nxenesve per minimizimin dhe eliminimin e punes se femijeve, per kthimin ne shkolle te nxenesve braktises dhe nxjerrjen nga rreziku i braktisjes te qindra e qindra nxenesve, kryesisht atyre rom, egjiptian, etj.

Synim dhe preokupacion i FSASH kane qene dhe mbeten perpjekjet e parreshtura, qe nisur nga kushtet dhe realiteti i vendit tone, te rreshtohemi ne levizjen sindikale boterore dhe vecanrisht ate europiane, si nje pjese organike dhe e pashkeputur e saj, te orientohemi dhe te perpiqemi qe masen dhjetramijeshe te sindikalisteve dhe mesimdhenesve te arsimit ta bashkojme, ta pergatisim dhe ta ndergjegjsojme per sfidat me te cilat perballet e do te perballet arsimi, sidomos ai publik, ne kete epoke te re te zhvillimit te shkences, teknikes dhe teknologjise.
Nje nga keto sfida, ndoshta me kryesorja, eshte ridimensionimi i profesioinit te mesuesit,  mbrojtja e profesionit te mesuesise nga rreziku i sotem i komercializimit te arsimit.
Lidhur ngushte me kete sfide dhe objektiv eshte mbrojtja e mesuesit, e figures dhe misionit te tij ne arsim e shoqeri. Kongresi i 6-te i FSASH, qe u zhvillua ne muajin dhjetor te vitit kaluar analizoj ne menyre kritike gjendjen dhe percaktoj detyra dhe objektiva konkrete ne nivel kombetar dhe vendor per ta vendosur mesuesin ne vendin qe i takon, si figura qendrore e shkolles.
Ne keto kushte roli dhe detyrat e sindikates jane te veshtira, por teper te rendesishme. Ne duhet te angazhohemi e te punojme ne dy fronte. Nga njera ane duhet te punojme me mesuesit qe te forcojme frymen e bashkimit dhe solidaritetit e aksionit, kunder indiferentizmit dhe individualizmit, t’i ndergjegjesojme ata per ridimensionimin dhe rikonceptimin e profesionit te tyre, te luftojme me shume e t’i mbeshtesim per kualifikimin e tyre, per perditesimin e dijeve bashkekohore. Nga ana tjeter, ne duhet e do te jemi me luftarak ne kerkesat ndaj punedhenesit, ndaj MAS dhe Qeverise per te bere me shume ne vleresimin ne kompleks te mesuesit e figures e misionit tij nga ana materiale me rritjen e permiresimin e pagave dhe te shperblimeve, per degjimin me mire dhe me efektivisht te zerit te mesuesve dhe te sindikatave te tyre ne procesin e reformimit dhe modernizimit te arsimit ne vendin tone.
Te dy palet duhet te biem dakort dhe te punojme per ta ndryshuar gjendjen duke u nisur nga nje objektiv i perbashket, nga nje e vertete e padiskutueshme qe eshte : Pa mesues te vleresuar e te motivuar, pa respektuar figuren dhe misionin e mesuesit, nuk mund te behet fjale per rezultate te reformes ne arsim.
 
FSASH  eshte anetare e Federates Nderkombetare te Sindikatave te Arsimit, EI, dhe anetare e Struktures Europiane te Sindikatave te Arsimit, ETUCE, dhe ka marredhenie dypaleshe me sindikatat holandeze, italiane, gjermane, austriake, franceze, angleze, amerikane, malteze, turke, spanjolle, portugeze dhe pothuaj me te gjithe sindikatat e vendeve te Europes Qendrore e Lindore te Arsimit.
FSASH merr pjese aktive ne veprimtarite dhe fushatat e perbashketa sindikale europiane e me gjere, sic jane ato qe lidhen me vizionin bashkekohor te sindikatave, me Javen Globale ne arsim, me 5 Tetorin – diten e Mesuesit, etj.


Ajo ka marreveshje dhe marredhenie bashkepunimi me SPASH , me te cilen qe nga viti 1998 e ketej ka negocuar dhe nenshkruar Kontrata Kolektive te perbashketa, zhvillon aktivitete  te perbashketa dhe kane nje organ shtypi te perbashket – Tribunen Sindikale. Marreveshje bashkepunimi jane nenshkruar edhe me Sindikaten e Bashkuar te Arsimit, Shkences e Kultures te Kosoves, duke synuar edhe zhvillimin e veprimtarive te perbashketa dhe shkembimin e pervojes. Eshte me shume interes dhe se shpejti mund te marre forme, diskutimi qe po behet per krijimin e nje mekanizmi kordinues konsultativ midis FSASH, SPASH dhe SBASHK per te unifikuar standartet, politikat dhe kerkesat sindikale ne nivel kombetar.

Marredheniet e FSASH me MAS dhe me MMSR jane normale dhe institucionale, por ato duhet te behen me efektive ne kuadrin e partneritetit social dypalesh. Persa i perket FSASH ne kemi qene dhe do te jemi te gatshem te plotesojme detyren tone si partner, pa paragjykime, te tregojme pjekuri dhe objektivitet ne kerkesat e parashtruara dhe problematiken e dialogut social.

FSASH eshte nder dhjete sindikatat me te perfaqesuara te punemarresve ne vend dhe per pasoje eshte anetare e Keshillit Kombetar te Punes.
 
Te nderuar pjesemarres, miq dhe te ftuar.
Duke vleresuar sot rrugen  25 vjecare qe kemi pershkuar dhe realizimet tona,
ne pohojme se jo gjithcka kemi arritur dhe kemi shume per te bere. Por ne kemi hedhur hapa te ndjeshem dhe kemi hedhur themele te qendrueshme, cka garanton se FSASH do te mbetet gjithnje nje bashkesi sindikale me vizion te qarte, e lire dhe e pavarur. Ajo, si deri me sot, nuk do t’i imponohet askuj, por edhe nuk do t’i nenshtrohet asnje imponimi nga kushdo qofte. Ligj per FSASH kane qene dhe do te mbeten vetem Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, parimet e sindikalizmit europian e boteror dhe vullneti i anetareve qe e perbejne. Ne do te bashkepunojme pa komplekse me te gjithe ato sindikata qe ne menyre statutore dhe ne praktike u permbahen parimeve te pavaresise, lirise dhe barazise sindikale, me kusht qe bashkepunimi dhe solidariteti t’i sherbejne demokratizimit dhe fuqizimit te levizjes sindikale jo vetem ne arsim, por edhe ne te gjithe profesionet.
FSASH eshte veper e qindra e qindra drejtuesve dhe militanteve sindikaliste, te cilet une ne kete dite feste i falenderoj nga zemra. Emrat e tyre jane shume, por disa prej tyre do t’i degjojme pas pak, sepse do te nderohen me certefikate te posacme dhe tituj nderi.

Falenderoj edhe nje here Ministren e Arsimit dhe Sportit si dhe Ministrin e Mireqenies Sociale dhe Rinise per bashkepunimin pothuaj trevjecar, falenderoj ish ministrat e arsimit te pranishem ose jo, per bashkepunimin si partner qe ndertuam gjate ketyre 25 viteve te veshira dhe me shume probleme.
Falenderoj dhe pershendes te gjithe te pranishmit ne kete feste, vecanrisht bashkepunetoret e ngushte te mij, anetaret e kryesise dhe te Keshillit Drejtues te FSASH, pa ndihmen dhe mbeshtetjen e te cileve FSASH nuk mund te ishte ajo qe eshte sot.

Gezuar festen e 25 vjetorit te FSASH !

 

Nga Fjala e Z. Stavri Liko
Per shpalljen e Librit te Nderit dhe shperndarjen e Certifikatave,
me Rastin e 25 - Vjetorit te FSASH

Drejtuesit e FSASH-it ne qender e ne baze, aktivistet e shumte, si edhe qindra e qindra sindikaliste, ne nje feste si kjo e sotmja, ku behet bilanci i nje pune 25 – vjecare, meritojne shume.

Meritojne shume per punen e palodhur per ngritjen dhe funksionimin e keshillave dhe seksioneve sindikale, per perkushtimin, vendosmerine dhe sakrificat e tyre ne dobi te forcimit e konsolidimit te FSASH-it dhe mbrojtjes se interesave te anetareve, por edhe per kontributin per zhvillimin progresiv te sitemit arsimor ne vendin tone, etj.

Regjistrimi ne Librin e Nderit te FSASH-it, krijuar me Vendim te Kongresit te 6-te te saj, si edhe akordimi i nje Certifikate Vleresimi eshte gjesti me modest qe ne u ofrojme disave prej tyre sot.

Une, ne emer te Kryesise, po lexoj ne vijim emrat:

REGJISTROHEN NE LIBRIN E NDERIT TE FSASH,
me Motivacionin:

“Për përkushtimin dhe angazhimin e pandërprerë si drejtues në lëvizjen sindikale në arsim, duke luajtur rol të rëndësishëm në organizimin, konsolidimin dhe drejtimin e strukturave të FSASH, për veprimtari aktive dhe efektive në mbrojtjen me vendosmëri të interesave sociale dhe ekonomike të sindikalistëve e mësuesve dhe zhvillimin e reformimin e sistemit arsimor në vendin tonë ”, koleget tane qe vijojne:

  1. PELLUMB AGOLLI
  2. PETREF CELAJ
  3. FATBARDHA KEÇO
  4. LUMTURI MATAJ
  5. NEIM HAJDERAJ
  6. LAVDOSH LLANAJ
  7. SHKELQIM POLLOVESHI
  8. ISTREF HAXHILLARI
  9. MUHARREM SHQARRI
  10. SALIKO HODO
  11. BERTI ÇAPRAZI, (Pas vdekjes)
  12. ISMAIL PATUSHI, (Pas vdekjes)

Nderohen me CERTIFIKATE:
Me motivacionin:

“Për kontributin e dhënë në lëvizjen sindikale në arsim, per angazhimin aktiv në ngritjen, funksionimin dhe konsolidimin e strukturave sindikale të FSASH, për mbrojtjen me vendosmëri të interesave sociale dhe ekonomike të sindikalistëve e mësuesve dhe zhvillimin e reformimin e sistemit të arsimit në vendin tonë”, koleget qe vijojne:

  1. MAJLINDA ZIU
  2. FATOS HOXHA
  3. PRANVERA JANKU
  4. ILMI UKPERAJ
  5. SHPETIM BRAHAJ
  6. SKENDER MURRJA
  7. FATMIR SHQARRI
  8. MIRELA KUKA
  9. IRENA KOCAQI
  10. AGRON BEGOLLI
  11. PIRRO KALLAJXHI
  12. AGIM METAJ
  13. ENRIKETA ZEQO
  14. SHEFQET SHEHA

Urime te gjitheve dhe suksese te metejshme ne punen tone ne vijim.