Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Angazhim i ri per rritjen e interesit per shkollen

dhe eliminimin e punes se femijeve

 

Ne vijim te aktiviteteve per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, me mbeshtetjen e Federates Nderkombetare te Arsimit, EI, nepermjet Fondacionit Holandez NOT, Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, SPASH, kane ndermarre nje angazhim konkret per te punuar me nxenesit qe kane braktisur shkollen ose jane ne rrezik per ta braktisur ate, ne 6 shkolla te rretheve Tirane, Elbasan dhe Korce.

Ne kete kuader FSASH e SPASH, jane perqendruar ne dy shkollat 9- vjecare te Bathores, ne Tirane, ne dy shkollat ku ka me shume nxenes nga komuniteti Rome, “De Rada” dhe “P. Xhuvani”, ne Elbasan dhe ne dy shkolla ku mbizoteron komuniteti maqedonas, ne Liqenas te Qarkut te Korces, ku jane planifikuar qe te organizohen gjate ketij viti, periudha prill-nentor, disa veprimtari qe lidhen me parandalimin e largimeve nga shkolla, eliminimin e punes se femijeve dhe rritjen e interesit per shkollen nga ana e nxenesve qe kane pervetesim te ulet te lendeve mesimore.

Perqendrimi ne keto shkolla eshte bere per aresyet specifike qe kane te bejne me objektin e ketij programi.

Ne zonen e Bathores, ku ne te dy shkollat 9-vjecare frekuentojne rreth 2 750 nxenes, krahas problemeve te tjera, ekziston edhe largimi i disa vajzave nga shkolla per shkak te mentalitetit konservator te prinderve, te cilet e konsiderojne te rrezikshem vazhdimin e shkolles, ne klasat e larta te shkolles 9-vjecare, kur ato jane te rritura fizikisht. Ne kete zone jane perzgjedhur 50 nxenese, me te cilat synohet te punohet konkretisht, per te menjanuar rrezikun e braktisjes se shkolles, si edhe kthimin ne shkolle, ne rastet e largimeve prej saj gjate ketyre 2-3 vjeteve te fundit.

Ne Elbasan, jane perzgjedhur dy shkollat, “De Rada” dhe “P. Xhuvani”, ku vijone rreth

1 250 nxenes, nje pjese e mire e te cileve nga komuniteti rome, te cilet perballen me shume veshtiresi qe kane te bejne, jo vetem me probleme ekonomike te familjeve te tyre, por edhe me qendrime te diferencuara, jo rralle edhe diskriminuese. Ne keto shkolla jane perzgjedhur 40 nxenes Rome, me te cilet synohet te punohet konkretisht per t’i ndihmuar ata qe te integrohen sa me mire ne klasat dhe shkollat perkatese dhe ne shoqeri.

Ne Korce, jane perzgjedhur dy shkollat e komunitetit maqedonas ne zonen e Liqenasit, ku vijojne rreth 340 nxenes, ku jane perzgjedhur 40 nxenes, te cilet kane veshtiresi te vijojne rregullisht dhe sidomos te kene rezultate te larta ne mesime, vecanerisht per shkak te situates ekonomike e financiare te familjeve te tyre, gje qe synohet te kombinohet me plotesimin e disa kerkesave qe mesues e nxenes te ketij komuniteti kane per tekstet ne gjuhen amtare, programet mesimore etj.

Ne kuadrin e ketij programi synohet qe me te 130 nxenesit qe jane perzgjedhur si ne rrezik per ta braktisur shkollen ose qe kane probleme me pervetesimin e programeve mesimore, ka filluar te behet nje pune konkrete per t’i nxjerre ata nga kjo gjendje dhe per t’i vene ne rrugen e integrimit te plote ne klasat dhe shkollat perkatese.

Per kete qellim jane pergatitur e shperndare disa pyetesore te cilet po plotesohen me kujdes, ne bashkepunim me nxenesit respektive, duke e vene theksin tek arsyet e kesaj gjendjeje dhe masat qe mund te merren per permiresimin e situates.

E tere kjo pune do te kombinohet me rritjen e ndergjegjshmerise per domosdoshmerine e arsimimit per te gjithe, si edhe me rritjen e rolit te mesuesve per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe angazhohen ne pune.

Per realizimin e ketyre objektivave ne kuadrin e ketij programi, jane ne funksionim Komiteti i Monitorimit te Punes se Femijeve, qe funksionon ne nivel qendror, dhe tre grupe pune ne shkollat perkatese, te cilet po ndjekin nga afer te gjitha aktivitet qe po organizohen ne kete kuader.

Ne Takimin e pare qe organizoi ky Komitet, ku pervec perfaqesuesve te FSASH e SPASH, moren pjese edhe perfaqesuesi i Ministrise se Arsimit dhe Shkences, Z. Fatmir Bezati dhe perfaqesues te Drejtorive Arsimore te rretheve Elbasan e Korce, u percaktuan detyrat per organizimin e aktiviteteve sipas programit dhe per marrjen e te gjitha masave qe te realizohen sa me mire objektivat e ketij programi.

Zoti Fatmir Bezati siguroi per mbeshtetjen e MASH dhe per angazhimin e tij ne aktivitetet e ketij programi, qe u vleresua si i domosdoshem per te ndihmuar nga afer shkollat e perzgjedhura.

Ne vijim te kesaj mbledhjeje dhe sipas detyrave dhe afateve qe u percaktuan ne programin e punes, u zhvilluan mbledhjet e grupeve te punes ne shkollat perkatese, si edhe diskutimi ne keto shkolla me pjesemarrjen e mesuesve te angazhuar ne punen konkrete me nxenesit e perzgjedhur.

Diskutimet ishin specifike per shkollat e cdo rrethi. Ne Elbasan vemendja u perqendrua tek nxenesit e komunitetit Rome, ku u vu theksi tek puna e vecante me ta, por edhe me familjet e tyre, si edhe tek mundesia e sigurimit te ndonje ndihme ekonomike, qofte edhe modeste. Ne Liqenas te Korces, diskutimi ishte edhe me interesant dhe kishte te bente me kerkesat e nxenesve te komunitetit maqedonas, ndersa ne dy shkollat e Bathores ne Tirane objekt diskutimi ishte puna me vajzat qe rrezikojne te braktisin shkollen per shkak te mentalietit konservator te prinderve.

Diskutimet ne grupe ishin shume konkrete dhe konkluduan me hartimin e planeve te punes per cdo shkolle, ndersa ne takimet konultative mesuesit shprehen mendimet e tyre ne lidhje me menyren e organizimit te punes, metodat qe duhet te perdoren ne klasa, ne shkolla dhe jasht tyre ne komunitet dhe ne familje.

Pas diskutimeve konkrete, u ra dakord qe, ne baze te listes se pergatitur nga grupet e punes, mesuesit e angazhuar te punojne konkretisht me nxenesit perkates, duke filluar nga plotesimi i pyetesorit dhe percaktimi i metodave efektive, deri tek kontaktet me te aferm e familjare te nxenesve.
Te dy kryetaret e sindikatave Z. Xhafer Dobrushi e Z. Bajram Kruja moren pjese ne te gjitha takimet dhe dhane kontributin e tyre me sqarime e angazhime per nje pune rezultative ne interes te ketyre nxenesve e mesuesve te angazhuar ne kuadrin e ketij programi.

Aktiviteti ne vijim ka qene nje diskutim popullor qe u organizua nga fundi i majit dhe fillimi i qershorit ne te gjashte shkollat e perzgjedhura, me pjesemarrjen e te gjithe nxenesve dhe mesuesve te angazhuar ne kete program

Aktivitetet kulturore-sportive, ne formen e garave ne baze shkolle, nje Tryeze e rrumbullakte qe do te zhillohet me pjesemarjen e mesuesve e nxenesve te angazhuar ne keto aktivitete, disa emisione televizive ne rrethet perkatese, aktivitete keto qe do te organizohen ne vjeshte, do te synojne nje pune konkrete per integrimin me te mire te ketyre nxenesve ne jeten e klasave dhe shkollave perkatese, propagandimin e domosdoshmerise per arsimim cilesor per cdo femije, si edhe nxjerrjen e disa konluzioneve per vazhdimin e metejshem te kesaj pune ne keto shkolla dhe zgjerimin e mundshem te saj edhe ne shkolla te tjera.