Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Mbeshtetje efektive nga FNV dhe AOb

Ne vijim te zbatimit rezultativ te Projekteve te Sindikates se Pergjitheshme te Arsimit te Holandes, AOb, me dy sindikatat shqiptare te arsimit, Federaten e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences te Shqiperise, FSASH, dhe Sindikaten e Pavarur te Arsimit Shqiptar, SPASH, mbeshtetur financiarisht, ne fillim nga organizata holandeze NOVIB, dhe me pas nga Konfederata e Sindikatave te Holandes, FNV, se bashku me AOb, nje Projekt i ri ndihme dhe mbeshtetjeje per fuqizimin e FSASH dhe SPASH fillon te zbatohet nga keto dy sindikata, nepermjet mbeshtetjes financiare te Konfederates Holandeze te Sindikatave, FNV, ne dy vitet ne vazhdim, 2007 – 2008.

Epiqendra e ketij Projekti eshte zgjerimi i angazhimit te FSASH e SPASH dhe te nje numri gjithnje e me te madh mesuesish, anetare te ketyre sindikatave, ne aktivitetet konkrete per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, duke e konsideruar arritjen e sukseseve ne kete fushe te lidhur ngushte, si deri me tani, me fuqizimin  organizativ dhe rritjen e efektivitetit te veprimtarise se ketyre sindikatave.

Mbeshtetur ne arritjet e deritanishme, i konsideruar si nje faze e dyte e projektit te meparshem, Projekti aktual vazhdon te mbeshtese rinovimin dhe zhvillimet demokratike te FSASH e SPASH, duke u perqendruar sidomos ne konsolidimin e strukturave drejtuese te tyre, sidomos ne nivel lokal, forcimin e bashkepunimit midis tyre, rritjen e numrit te anetareve, vecanerisht nga grate mesuese dhe mesuesit e rinj, permiresimin e gjendjes financiare, nepermjet shtimit te numrit te anetareve qe paguajne kuotizacionin e anetaresise dhe rritjes progresive te mases se pageses sipas statuteve perkatese, si edhe rritjen e rolit dhe te ndikimit te sindikatave ne reformimin dhe modernizimin e procesit mesimor  dhe zhvillimet ekonomiko – shoqerore ne vendin tone.

Kater jane shtyllat kryesore te ketij Projekti:

-          Fuqizimi i FSASH dhe SPASH nepermjet rritjes se numrit te anetareve, shtimit te te ardhurave nga kuotizacioni, konsolidimit te strukturave lokale, rritjes se kapaciteteve dhe informimit te anetareve,

-          Angazhim i vecante per problemet e grave mesuese, permiresimin e pozites se tyre ne arsim dhe rritjen e pjesemarrjes ne sindikate,

-          Angazhimi i sindikatave per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve,

-          Zgjerimi i komunikimit dhe ndergjegjsimi i mesuesve anetare te FSASH e SPASH.

Per secilen prej ketyre fushave jane parashikuar objektiva dhe tregues konkrete, aktivitete te perbashketa ne nivel qendror e lokal, si edhe angazhim i drejtuesve te sindikatave ne rrethe e shkolla dhe pjesemarrje masive e mesuesve, anetare te ketyre sindikatave, ne keto aktivitete.

Fuqizimi i sindikatave dhe realizimi i objektivave te caktuara per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, ne kuadrin e ketij Projekti, jane te lidhura drejtperdrejt me zgjerimin e komunikimit me anetaret dhe me opinionin publik ne pergjithesi, per ndergjegjsimin e tyre dhe zgjerimin e angazhimit ne veprime konkrete.

Me shume se 650 mesues e specialiste, anetare te FSASH e SPASH, dhe 5 300 nxenes, qe do te perfshihen drejtperdrejt ne aktivitetet e shumta qe jane parashikuar te organizohen ne kuadrin e ketij Projekti, do te jene ne komunikim te vazhdueshem, jo vetem me mesues e perfaqesues te organizmave te tjera ne shkolle e ne komunitet, por edhe me strukturat qendrore e lokale te te dy sindikatave.

Nje rol te rendesishem do te luaj ne kete drejtim botimi rregullisht, tashme nje here ne dy muaj e me shpesh, i Revistes “Tribuna Sindikale”, e cila do te kete nje ndikim te drejtperdrejte per perhapjen e informacionit ne lidhje me aktivitetet e zhvilluara ne kuadrin e Projektit e me gjere, per modernizimin dhe demokratizimin e sistemit arsimor, per perpunimin e opinionit te mesuesve e specialisteve, ne lidhje me ceshtjet e reformes arsimore, si edhe per mbrojtjen social ekonomike te anetareve te  dy sindikatave.

Krahas kesaj, me mbeshtetjen e ketij Projekti, me kontributin e dy sindikatave tona te arsimit dhe ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit e Shkences dhe Drejtorite Arsimore, do te behet e mundur qe ne 8 qarqe te vihen ne dispozion te seksioneve sindikale zyra te perbashketa, te cilat do te pajisen me mjete komunikimi, perfshire kompjuter, linje telefonike, e-mail dhe internet.

Hap i rendesishem perpara per dy sindikata shqiptare te arsimit, FSASH/SPASH eshte hapja e kesaj faqeje interneti ku anetaret e tyre, si edhe mesuesit shqiptare ne teresi do te gjejne informacion te bollshem mbi punen qe bejne dhe dhe aktivitetet qe ato organizojne per mbrojtjen e interesave te tyre.

Organet drejtuese te dy sindikatave tona te arsimit, u jane shume mirenjohese Konfederates Holandeze te Sindikatave, FNV, dhe Sindikates se Pergjitheshme te Arsimit te Holandes, AOb, per mbeshtetjen financiare dhe ndihmen teknike qe po u japin FSASH e SPASH per realizimin e ketyre aktiviteteve, per fuqizimin e gjithanshem te tyre dhe per angazhimin e nje numri gjithnje e me te madh mesuesish per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.